Kronikë

Maliq/ Nën hetim për shpërdorim detyre 7 efektivë policie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 18/12/20 |
Doriana Çepunaj

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka proceduar 7 punonjës policie në Maliq, të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Mësohet se për 5 prej efektivëve, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrestit me burg”, ndërsa për dy policë të tjerë është marrë masa, pezullim nga detyra.

Sipas hetimeve punonjësit e policisë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe duke mos marrë asnjë masë për disa subjekte që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme./ Opinion.al

Pas