Rajoni

Mali i Zi me kryeministër shqiptar, Abazoviç merr mandatin nga Gjukanoviç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:29 - 03/03/22 |
Opi Nion

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që Dritan Abazoviçit t’i jepet mandatari për formimin e qeverisë. Lajmi është bërë me dije nga vetë Gjukanoviç përmes një postimi në rrjetet sociale. Mali i Zi do të ketë kështu kryeministër shqiptar.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, mëson “Vijesti”, kur presidenti i Malit të Zi ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin.

Gjukanoviç tha se përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë e kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të në Kuvend dhe se për këtë arsye ka marrë vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë Abazoviçit.

“I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres Parlamentin malazez së shpejti të mbahet seanca dhe të vendoset për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozim të kryeministrit”, ka përfunduar Gjukanoviç.

Kështu, Dritan Abazoviç merr kështu mandatin për formimin e qeverisë së pakicave me mbështetjen e partisë së Gjukanoviç.  Sipas marrëveshjes në parim, qeveria e pakicës do të ketë 18 dikastere. Kujtojmë se më 4 shkurt Kuvendi rrëzoi qeverinë e Zdravko Krivokapiç.

Pas