Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Itali, ku një 14- vjeçare shqiptare është aksidentuar për vdekje nga një automjet teksa përpiqej të kalonte rrugën.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mediçine në rrethinat e Bolonjës, ku Arsina Isufi, 14vjeçare kishte dalë ditën e djeshme me motrën e saj binjake nga shtëpia. Teksa i afroheshin banesës pas xhiros, një automjet tip “Opel Combo” përplasi Isufin duke e plagosur rëndë.
E gjithë ngjarja ndodhi para syve të motrës së saj binjake, çka e bën edhe më të rëndë tragjedinë. Menjëherë në ndihmë të 14vjeçares erdhën kalimtarë të rastit, por nuk mundën dot ta shpëtonin. Vajza 14vjeçare shqiptare humbi jetën pak minuta pasi u nis me helikopter drejt Spitalit të Bolonjës. Babai i vajzës nuk mund ta mbante dot dhimbjen teksa foli për mediat italiane. Ai tha se dy vajzat ishin të pandashme dhe rrinin gjithnjë bashkë.
E gjithë ngjarja ndodhi para syve të motrës së saj binjake, çka e bën edhe më të rëndë tragjedinë. Menjëherë në ndihmë të 14vjeçares erdhën kalimtarë të rastit, por nuk mundën dot ta shpëtonin. Vajza 14vjeçare shqiptare humbi jetën pak minuta pasi u nis me helikopter drejt Spitalit të Bolonjës. Babai i vajzës nuk mund ta mbante dot dhimbjen teksa foli për mediat italiane. Ai tha se dy vajzat ishin të pandashme dhe rrinin gjithnjë bashkë. /Panorama