Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në Fushë-Milot.
Një drejtues mjeti me iniciale H.T., ka humbur kontrollin e makinës tip “Ford” dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si rezultat i përplasjes, automjetit të 39-vjeçarit i është shkëputur motorri nga shasia dhe ka rënë mbi një mjet tip “Audi”. Nga kjo goditje është lënduar drejtuesja e mjetit “Audi”, me iniciale K.D, e cila është dërguar në spital.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.