-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 6 tetor 2022



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:03 - 06/10/22 |
Opi Nion

Dashi

Në jetën në çift do jeni më të motivuar për të bërë gjithçka që partneri të ndihet mirë. Atmosfera do jetë e ngrohtë dhe emocionet që do përjetoni do jenë të shumta.

Demi

Dielli do ua bëjë ditën më të lehtë dhe më të bukur në dashuri. Jeta në çift do jetë edhe më harmonike dhe më e ngrohtë. Beqarët duhet të përgatitën për një takim shumë të rëndësishëm.

Binjakut

Të enjten do kërkoni paqen në jetën tuaj dashurore. Duhet të tregoheni më tolerant dhe të dashur më partnerin. Mos provokoni debate. Beqarët duhet të bëjnë më shumë kujdes më ata që do takojnë.

Gaforrja

E enjtja nuk do jepni maksimumin në dashuri. Megjithatë më mbështetjen e planeteve do keni qëndrueshmëri sentimentale dhe dëshirat do ju realizohen. Mos u shqetësoni.

Luani

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit tuaj të zemrës. Ai do këtë nevoje për një këshillë dhe ju jeni të vetmit që mund t’ia jepni. Beqarët kanë kërkuar shumë një dashuri të bukur të enjten do keni shumë mundësi që ta gjëjnë.

Virgjëresha

Të enjten duhet t’i pranoni realitetet edhe pse disa mund të jene të vështira për ju. Mundohuni të rregulloni konfliktet më partnerin. Jeni ende në kohë duke qënë së situata nuk është alarmante.

Peshorja

Neptuni do ua turbullojë pak mendimet në jetën në cift. E vështirë do jetë të gjeni edhe ekuilibrin. Tregohuni më të sinqertë dhe shprehini të gjitha ato që ndieni.

Akrepi

Për pjesën më të madhe të çifteve dita e enjte do jetë aktive dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Nga ana tjetër Plutoni do nxite edhe ndonjë debat të vogël që do e zgjidhni menjëherë.

Shigjetari

Dëshirat tuaja më të zjarrta edhe mund të realizohen gjatë kësaj ditë duke parë pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkëdhelë më tepër sesa kohët e fundit.

Bricjapi

Në jetën në çift duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur. Shumë shpejt do vijnë edhe momentet që mezi po i prisni. Për beqarët mund te jetë të enjten dita e shumëpritur.

Ujori

Do ketë disa konflikte të vogla në jetën në çift por do rregullohen sa hap e mbyllë sytë. Pjesa tjetër e ditës do shkojë shumë mirë. Çiftet do bëjnë një kthesë të rëndësishme në jetën e tyre.

Peshqit

Jeta në çift mund të ketë disa probleme gjatë kësaj ditë. Do debatoni ashpër mbi një teme delikate dhe nuk do bini ende dakord. Lëreni tjetrin të shprehet lirisht.

Pas