Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Sipas policisë, mjeti me drejtues 31-vjeçarin B. M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Në po të njëjtin vend në datë 16 qershor për shkak të shpejtësisë një automjet u fut përmes rreth- rrotullimit dhe u përplas me bordurën dhe për pasojë humbën jetën tre pjesëtarë të një familjeje dhe një tjetër mbeti i paralizuar./ Opinion.al