Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Makina përplas të moshuarën, autori i lirë, djalit s’i merret dëshmia

2022/11/15 at 9:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Makina përplas të moshuarën, autori i lirë, djalit s’i merret dëshmia

Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksidentuar për vdekje në aksin Pogradec-Korçë nga një automjet, që po ecte me shpejtësi të madhe. Tabelat tregojnë se shpejtësia e lejuar në këtë aks është deri në 80 km/orë, teksa mendohet, se mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 160 km/orë. Në vendin e ngjarjes ishte edhe i  biri, që po e priste brenda mjetit të tij në krahun tjetër të rrugës.


Gazetari: Keni qenë dëshmitar, apo jo? Çfarë mund të na thoni lidhur me atë ngjarje të datës 6 Gusht 2022 që do ta mbani mend për gjatë dhe për keq?

Denoncuesi: U sigurua, e kaloi dhe vijën e bardhë, kalon një makinë me shpejtësi të tmerrshme 40 metra para. Truri, komplet skalpi i kokës iu hap 30 metra në asfalt, unë nuk po i gjeja këmbën. Këmba e majtë, e ka shkruar dhe mjeku atje tek morgu, 32 cm nga thembra thotë. I alarmuar po thërrisja se çfarë të bëja. Pas 10 minutash më thotë dikush që unë nuk e mbaj mend që ne e pamë dhe vetë bashkë që 70 metra nga viktima në një parcelë me misër, me thotë “o xhaxhi e ke atje”. Pas kësaj vjen policia. Këta e kanë shkruar që lajmëroi ky i ati sepse ky shoferi Franc Ustalli ishte bashkë me babain e tij, Maksim Ustalli, i cili është efektiv i Policisë së Shtetit në Komisariatin e Korçës. Pas 45 ditësh, këtë e liruan. Nga emisioni “Stop” unë kërkoj të vërtetën, dua vetëm drejtësi. Ku të gjej drejtësi në këtë vend.

Gazetari: Dua të di nga ju veprimet e prokurores Odeta Todurushi.

Denoncuesi: Nuk më ka njoftuar askush për këtë.

Pas 45 ditëve paraburgim, drejtuesi i mjetit që përplasi 71-vjeçaren, Franc Ustalli doli me masën detyrim paraqitje. Prokurorja ishte plotësisht dakord për këtë, ndërsa në vendimin e ndryshimit të masës, ajo deklaroi, se hetimi nuk ka përfunduar, pasi nuk është kryer akoma ekspertimi mjeko-ligjor.

Denoncuesi: Odeta?

Prokurorja: Po! Pse më keni marrë në telefon? Pak shkurt, të lutem!

Denoncuesi: Unë të kam marrë se pse nuk jam njoftuar unë duke qenë dëshmitar okular i masakrimit të nënës time?

Prokurorja: Kush është nëna juaj?

Denoncuesi: Milkë Kroza.

Prokurorja: Nuk na ka dalë gjëkundi, të jeni dëshmitar okular. Tani po e thoni. Në qoftë se jeni, do dërgoj policinë, që t’ju marrë në pyetje. Po sepse nuk e dinim, që jeni dëshmitar okular.

Denoncuesi: Pse nuk e keni dërguar ju?

Prokurorja: Nuk më del gjëkundi te provat mua, që të jeni dëshmitar okular. Tani, më thuaj një gjë, zotëri! Kush ta dha numrin tim të telefonit?

Denoncuesi: E gjeta se jam i interesuar.

Prokurorja: Po kush ta dha numrin e telefonit? Si, je i interesuar dhe më merr mua në telefon? Po sikur të më marrin 250 vetë në telefon mua?

Denoncuesi: Po le të të marrin, ti këtë punë ke, për këtë paguhesh.

Prokurorja: Sepse çështja nuk është mbyllur akoma dhe deklarimet e një dëshmitari, janë shumë të rëndësishme.

Denoncuesi: Kontrolli auto-teknik ka përfunduar?

Prokurorja: Ka përfunduar dhe është bërë riekspertim. Është çuar për riekspertim çështja. Po bëhet një ekspertim i dytë, sepse unë nuk jam e bindur me ekspertimin e parë.

Denoncuesi: Po pse nuk jam njohur unë, si është procedura?

Prokurorja: Nuk je njohur, sepse nuk ka mbaruar, që të njihesh.

Denoncuesi: Po mirë, unë dëshmitar i masakrimit të nënës time, si nuk pyetem unë?

Prokurorja: Po të mbarojë hetimi njëherë, të vijnë aktet edhe në fazën e njohjes.Tani, unë po të them, që jemi ende në fazë hetimesh. Unë nuk dal rrugëve, të pyes kush e ka parë, kush s’e ka parë.

Denoncuesi: Po unë jam i biri prezent këtu, si ta kuptoj?

Prokurorja: Po unë nga ta di, që je ti prezent? Të mos tallavitemi kot, se kemi punë të tjera!

Emisioni investigativ “Stop” së bashku me denoncuesin janë interesuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Korçë dhe kanë kërkuar një takim ballë për ballë me prokuroren e çështjes.

Gazetari: Si jeni, zonja Todorushi? Mirë? Unë jam Andrelin Prifti, gazetar i emisionit “Stop”. Lidhur me një rast, që ju keni ndjekur dhe ndoshta e keni në hetim, të një zonje 71-vjeçare, që ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti, çfarë mund të na thoni?

Prokurorja: Mirupafshim!

Gazetari: Pse “mirupafshim”? Të lutem! A mund të na jepni një shpjegim? A i keni mbyllur hetimet për zonjën Milkë Kroza, 71-vjeçarja e ndjerë? Të lutem, duhet të më përgjigjeni!

Prokurorja: Duhet?

Gazetari: Po, patjetër! Si jo?

Prokurorja: Ku e kam detyrimin?

Gazetari: Emisioni “Stop” kërkon llogari për këtë gjë sepse, ju mbi të gjitha nuk keni pyetur dëshmitarin, që është i biri që është trashëgimtari drejtpërsëdrejti. E keni njohur ju me aktet, me provat? Ka përfunduar akti i ekspertimit mjeko-ligjor? Zonja Todorushi, po ai autoteknik ka përfunduar? A mund të përgjigjeni, ju lutem? Zonja Todorushi, heshtja tregon shumë.

Prokurorja: Besoj, se nuk kam të drejtë t’ju pres edhe në zyrë, apo jo?

Gazetari: Ju keni detyrimin, sepse jeni prokurore. Kështu që, ju mund të na informoni! Dua një përgjigje, që unë të iki, se unë kam dy orë, që po pres aty!

Prokurorja: Edhe?

Gazetari: Unë po ju pres juve. I keni përfunduar hetimet për 71 vjecaren?

Prokurorja: Bëni një kërkesë!

Gazetari: Jo, unë e dua prej jush.Ju jeni një person zyrtar, e nderuar dhe nuk mund të na anashkaloni kështu!

Prokurorja: Ju pëlqen përgjigja ime?

Gazetari: Jo, nuk më pëlqen fare. Jo, sepse ju jeni në shkelje.Ju jeni person zyrtar. Pse nuk e keni thirrur zotërinë, që është trashëgimtari, është familjari, meqënëse viktima, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë?

Prokurorja: Arjan, mund ta zgjidhësh këtë?

Gazetari: E nderuar prokurore, ju njiheni në fakt për bëmat tuaja, megjithatë, jemi shumë të shqetësuar lidhur me…

Prokurorja: Ka dokumementa, djali, ka emra këtu.

Gazetari: Zonja Todorushi, po më detyroni të vij edhe në karrigen tuaj.

Prokurorja: Dhe kjo ju duket normale? Arjan, ke ndonjë zgjidhje, sepse është puna jote?

Gazetari: Është kërkuar ndryshimi i masës?

Prokurorja: Dhe e kam kërkuar unë?

Gazetari: Ju keni qënë dakord, apo jo? Pse nuk keni njohur palën e viktimës? Ju keni detyrim ligjor ta njoftoni me aktet, me provat, sepse ata mund të kenë pretendime!

Prokurorja: Nuk kam kohë për të humbur.

Po çfarë i thuhet në Spitalin e Korçës qytetarit i cili interesohet nëse është dorëzuar ose jo akti i ekspertizës mjeko-ligjore.

Familjari: Në duam të dimë, a është përfunduar akti mjeko -ligjor?

Punonjësi: Këtu nuk është, që ta ketë tërhequr oficeri i policisë.Hajdeni njëherë nesër, të flisni me doktorin, se sot është në Tiranë ai!

Mjeku: Më mungon një analizë, prandaj nuk…

Denoncuesi: Nuk e kanë marrë ata?

Mjeku: Nuk e kam çuar unë.

Denoncuesi: Pra, nuk e ke dërguar?

Mjeku: Jo!

Nga ana tjetër, qytetari ka shkuar tek Komisariati i Policisë pasi ai pretendon se nuk është pyetur asnjëherë megjithëse ka qenë dëshmitar okular në këtë ngjarje të rëndë të nënës së tij.

Denoncuesi: Pse nuk jam pyetur unë, kur kam qenë dëshmitar okular në masakrimin e nënës sime? Me Klajdin ( Klajdi Shametaj) kam firmosur  një dokument këtu.

Oficeri: Atëherë, ka punuar Klajdi me ju.

Denoncuesi: Komuniko me Klajdin, se Klajdi nuk është në Amerikë. Unë jam një qytetar dhe dua një shërbim.

Një ditë më pas, “Stop” ka komunikuar me qytetarin përmes celularit.

Gazetari: Ju shkuat dhe keni bërë një deklarim.

Denoncuesi: Po, pasi erdhi Klajdi Shametaj. Më priti, bëmë deklarimin.

Gazetari: Ishte hera e parë, që merreshe në pyetje, megjithëse kishin kaluar tre muaj nga ajo ngjarje?

Denoncuesi: Po, po, për atë dhe ai tha: “Nuk e dija. Nuk më tha njeri. Hajde ta bëjmë”, -tha. Bëra deklarimin, të dy në zyrë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, dënohet poetja Mimoza Ahmeti

Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, dënohet poetja Mimoza Ahmeti

Çfarë parashikon NATO në rast të një sulmi ndaj një vendi aleat?

Çfarë parashikon NATO në rast të një sulmi ndaj një vendi aleat?

Raketat ruse godasin shtetin anëtar të NATO-s, Zelensky: Të veprojmë

Raketat ruse godasin shtetin anëtar të NATO-s, Zelensky: Të veprojmë
















TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com