Kronikë

Makina përplas për vdekje punonjësin e mirëmbajtjes së rrugës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 29/06/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin nacional Berat-Fier.

Një automjet me drejtues një 58-vjeçar ka përplasur për vdekje dhe është larguar nga vendngjarja një punonjës të sinjalistikës rrugore. Drejtuesi i mjetit është kapur dhe është shoqëruar në ambientet e policisë.

“Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore). Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pas