Një 59-vjeçar ka humbur jetën orët e para të kësaj të shtune në rrugën Sukth-Manzë pasi u aksidentua nga një automjet.
Uniformat blu bëjnë me dije se mjeti i cili aksidentoi 59-vjeçarin është i paidentifikuar.
Mësohet se policia do të shohë kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e shoferit të automjetit.
“Në rrugën dytësore Sukth-Manzë, një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën. Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit”, tha policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes./Opinion.al