Aktualitet

Makina përplas motoçikletën, një i vdekur në Maminas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 16/03/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar ditën e sotme në Maminas.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon në drejtim të gjirit të Lalzit, teksa bëhet me dije se një makinë është përplasur me një motor, duke i marrë jetën një personi.

Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas