Kronikë

Makina përplas 13-vjeçarin në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 13/11/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”. Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin E. Ç ka përplasur një 13-vjeçar.

I mituri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

“Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas