Aktualitet

Makina e Albin Kurtit përfshihet në aksident


               Publikuar në : 21:21 - 20/10/19 |
Al Do

Makina e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është përfshirë në një aksident teksa po udhëtonte për të Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, ku makina ku ai po udhëtonte, tip Volvo, ka goditur në pjesën e prapme një makinë të Policisë Rrugore.

Nga përplasja nuk ka të lënduar dhe çdo gjë ka shkuar në rregull konfirmojnë burime nga LVV

Kurti është sot në Tiranë për të festuar me qendrën e LVV në Shqipëri fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. /Opinion.al

Pas