Një majmun ka sulmuar dhe kafshuar tre persona në Stamboll.
Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Büyükçekmece, në qytetin turk Stambollkur një majmun kishte ikur nga pronari i tij.
Të plagosur kanë mbetur një grua dhe një i moshuar, të cilët po ecnin në qytet. Më pas majmuni hyri në oborrin e pallatit pesëkatësh dhe sulmoi pronaren e banesës duke e plagosur në kokë, më vonë u ngjit në katin e dytë të së njëjtës shtëpi dhe dëmtoi orenditë e shtëpisë.
Pasi u hodh nga ballkoni, majmuni shkoi te pronari i tij që po e kërkonte.
Gruaja e plagosur është ende në spital duke marrë ndihmën mjekësore, ndërsa pensionisti i kafshuar ka dalë nga spitali pas vaksinimit kundër tetanozit dhe tërbimit./Opinion.al