Ky majmun i pacipë, i ka nxjerrë gishtin e mesit një fotografi, pasi ai ishte duke bërë dushin e tij të mëngjesit. Duke parë drejtë nga lentja e kamerës, ai ngriti krahun e tij të majtë përpara se të shkrepej fotografija nga Jari Peltomaki dhe më pas i nxori gishtin e mesit.
Ky 51-vjeçar, fotograf profesionist i botës së egër tha: “Kur unë e pashë se çfarë ai ishte duke bërë, menjëherë mora hov për të kapur imazhin në atë moment. Së pari mendova që ai ishte thjeshtë duke luajtur, por pa drejt meje dhe më tregoi gishtin e mesit.
Dukej kaq serioz. Aty pranë meje kishte edhe fotografë të tjerë, por nuk di që ndokush prej tyre të ketë një imazh të ngjashëm. Isha kaq i lumtur që pata fatin të bëjë një fotografi të tillë, sepse unë kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, tha ai./Shqip