Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Xhudistja ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina.
Ndwrkohw, Kelmendi është kampione botërore dhe olimpike në xhudo.
Kosova përfaqësohet me 12 sportistë në Lojërat Evropiane në Minsk, por xhudo ishte sporti nga i cili Kosova edhe priste medalje./ Opinion.al E.Xh.