Deputetja demokrate Majlinda Bregu i është përgjigjur me një status në facebook, ngacmimit të kryetarit të grupit Socialist Gramoz Ruçi, sot në Komisionin e Integrimit, i cili mësohet të ketë thënë se Majlindës i ka ngrirë buzëqeshja. Duke qenë se e kishte me të thënë, pasi vetë nuk kishte qenë e pranishmë në komision, Majlinda i ka shpjegur arsyet se përse i ka ngrirë buzëqeshja.
Ja statusi i plotë i znj. Bregu në profilin e saj në fb
Gramozi, Ruci ), s’ishte krejt gabim, kur tha sot ne mbledhje te Komisionit te Integrimit (ku bashke me koleget e opozites mungoja), se “me ka ngrire buzeqeshja”…
Ka dite qe edhe ndodh,ka ngjarje qe edhe ta fshijne, ka edhe vende pune si ky i imi e Gramozit qe edhe pse nuk e kisha menduar, na bene me turp.
Keshtu, ka ca kohe Gramoz qe puna qe bej, pak gazmend me sjell.
Me sakte, qe kur ne parlament u perzien njerezit e pushkes e te penes ose ndryshe, ata qe fjalen e perdornin si plumb u zevendesuan me ata qe plumbin e perdorin ne vend te fjales.
Nuk harroj te shtoj ketu as ata qe s’ dijne as te mendojne me koken e tyre dhe qeshin si manekine.
Sa per integrimin, bashke jemi. Shqiperia e para!
Me duket vetem se une do ju pres akoma… Sic ju prita tre vjet per te votuar tre ligje per statusin e vendit kanditat, do ju pres edhe per dekriminalizimin dhe jo vetem sigurisht…