Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori/ Europa në ankth prej thatësirës

2025/06/11 at 2:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori/ Europa në ankth prej thatësirës

Europa veriperëndimore ka kaluar një pranverë shumë të thatë dhe për herë të dytë ka regjistruar  majin më të ngrohtë në rang global, sipas Shërbimit Copernicus të Ndryshimit Klimatik (C3S).

Vendet europiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar janë goditur nga thatësira në muajt e fundit dhe frikësohen për mungesën e ujit nëse nuk bie një sasi e konsiderueshme shiu, ndërsa fermerët kanë shprehur se të mbjellat nuk kanë rezultat, raporton The Guardian.

Të dhënat e reja tregojnë se maji i vitit 2025 shënoi për herë të dytë temperatura të larta, pasi temperatura mesatare e ajrit arriti në 15.79 gradë Celsius ose 0.53 gradë më shumë sesa mesatarja e periudhës 1991-2020. Ky muaj ishte 1.4 gradë më shumë sesa mesatarja e viteve 1850-1900 e përdorur për të përcaktuar nivelin paraindustrial.

Carlo Buontempo, drejtues në C3S, tha: “Maji i 2025-ës thyen një vazhdimësi të gjatë e të  paprecedentë muajsh mbi 1.5 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale. Edhe pse kjo mund të jetë  një çlirim i lehtë për planetin, presim që pragu i 1.5 gradëve Celsius të tejkalohet sërish në të ardhmen e afërt për shkak të ngrohjes së vazhduar të sistemit klimatik.”

1.5 gradë Celsius është objektivi klimatik sipas marrëveshjes së 2015-ës në Paris. Kjo shifër është matur gjatë një apo dy dekadash kështu që një vit që tejkalon pragun nuk tregon se qëllimi nuk është arritur, por se emergjenca klimaterike vijon të përforcohet. Gjatë dekadës së shkuar, çdo vit ka qenë një nga dhjetë më të nxehtët dhe rekordet shkojnë deri në vitin 1850.

Moti i thatë ka qenë i pranishëm në shumë vende të botës. Në maj të 2025-ës, pjesa më e madhe e Europës veriore dhe qendrore, si dhe rajonet jugore të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë ishin më të thata sesa mesatarja. Pjesa më e madhe e Europës veriperëndimore përjetoi nivelet më të ulëta të shirave dhe lagështirës së tokës që prej vitit 1979.

Maji që lamë pas ishte më i thatë sesa mesatarja në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Bririn e Afrikës dhe Azinë qendrore, në Australinë jugore, Afrikën jugore dhe Amerikës së Jugut. Në maj u regjistruan edhe temperatura të larta në sipërfaqen ujore të Atlantikut verilindor që sipas Copernicus, është më e larta e regjistruar ndonjëherë./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Imzot Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll

Imzot Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll

Plagosi me thikë një person në Kuçovë më 2023, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari

Plagosi me thikë një person në Kuçovë më 2023, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Unioni i Gjyqtarëve kërkoi sërish rritje pagash/Rama:Uroj që shakaja e hidhur të...

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com