Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk është një dhuratë për të, por një e mirë që i bëhet edhe Europës.
Macron vuri në pah dëshirën për një ribashkim të Europës si dhe vullnetin e vendit tonë për të çuar përpara reformat.
“Nuk është një dhuratë që i bëhet Shqipërisë, zgjerimi është mirë për ju, por edhe mirë për ne, sepse keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim reformat, këtu vë re një dashuri për parimet themeluese të Europës sonë, këtë rrugë do ta kryeni, ne do ju shoqërojmë me respekt, dhe prova dashurie, me investime”, tha ai.