Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Macron: Franca dhe aleatët janë të bashkuar për Ukrainën 

2025/02/20 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Macron: Franca dhe aleatët janë të bashkuar për Ukrainën 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shqetësimet për sigurinë evropiane duhet të merren parasysh në çdo marrëveshje të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. 


“Qëndrimi i Francës dhe i aleatëve të saj është i qartë dhe i bashkuar. Ne dëshirojmë paqe në Ukrainë që do të ishte e qëndrueshme”, tha Macron përmes një postimi në X, pasi u takua me udhëheqësit e 19 shteteve, përfshirë të Kanadasë. Në takim, shumica nga ta morën pjesë përmes video-lidhjes. 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka befasuar Bashkimin Evropian, duke thënë se është gati të rinisë diplomacinë me presidentin rus, Vladimir Putin, tre vjet pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainës. SHBA-ja dhe Rusia veçse kanë mbajtur një takim në Riad më 18 shkurt, në të cilin nuk u ftua Kievi, e as Evropa. 

Macron mbajti një takim të ri për Ukrainën të mërkurën pasdite, në përpjekje për të koordinuar përgjigjen evropiane për atë që ai e ka cilësuar si “kërcënim ekzistencial” nga Rusia, pas ndryshimit të papritur të politikës amerikane. 

“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe do të vazhdojmë të kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona për të ofruar paqe dhe siguri në Evropë”, tha Macron pas video-konferencës. 

Por, ai tha se pjesëmarrësit, ku bënin pjesë krerët e shteteve apo qeverive të BE-së, por edhe të Islandës dhe Norvegjisë, theksuan se Ukraina duhet të përfshihet dhe “të drejtat e saj duhet të respektohen” në këtë proces. 

Ata thanë se kërkohen “garanci të forta dhe të besueshme” në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje e qëndrueshme” dhe se “shqetësimet për sigurinë evropiane”, duhet të merren parasysh. 

“Ne jemi të bindur për nevojën që të rriten shpenzimet tona të mbrojtjes e sigurisë dhe të rriten kapacitetet për Evropën dhe për çdo shtet tonin”, shtoi Macron. 

Ndërkaq, përmes një postimi në X, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Macron e kishte informuar atë për takimin me udhëheqësit evropianë dhe të Kanadasë. 

“Evropa ka nevojë për paqe të qëndrueshme dhe themeli i saj mund të jenë vetëm garancitë e sigurisë”, tha ai. 

Mediat kanë raportuar se Macron pritet që javën e ardhshme të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky, ndërkaq tha se do të takohet me të dërguarin amerikan për Ukrainë dhe Rusi, Keith Kellogg të enjten, duke shtuar se shpreson për bashkëpunim “konstruktiv” me SHBA-në. 

Këto deklarata ai i bëri pasi Trump bëri reagimin më të ashpër ndaj Zelenskyt deri më tani, duke e quajtur “diktator pa zgjedhje”. 

Po ashtu, Trump ka lënë të kuptohet se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës më 2022. Franca është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës që kur ka nisur lufta. Macron veçse kishte mbajtur një samit për Ukrainën. Në Paris, të hënën ai mblodhi udhëheqësit evropianë, përfshirë ata nga Gjermania, Britania, Italia, Polonia, Holanda, por edhe shefat e NATO-s dhe BE-së për bisedime urgjente, por disa shtete më të vogla, sikurse Rumania dhe Republika Çeke raportohet se janë shqetësuar se nuk ishin ftuar në takim. 

Në takimin e 19 Shkurtit, presidenti në detyrë i Rumanisë, Ilie Bolojan, dhe kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, ishin prezentë në takimin në Paris, tha Presidenca franceze. Udhëheqësit nga Lituania, Qiproja, Finlanda, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Estonia, Greqia, Irlanda, Islanda, Letonia, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Sllovenia dhe Republika Çeke iu bashkuan takimit përmes video-lidhjes. 

Hungaria dhe Sllovakia, kryeministrat e të cilave shihen si të afërt me Putinin, por edhe anëtarja e NATO-s, Turqia, nuk ishin në listën e të ftuarve për takimin e 19 Shkurtit./REL 



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
“Do të rindërtojmë skemën për rritjen e pensioneve”, Rama: Bonuset, pjesë e rrugëtimit tonë 

“Do të rindërtojmë skemën për rritjen e pensioneve”, Rama: Bonuset, pjesë e rrugëtimit tonë 

Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së në 2030? Ja çfarë deklaron kryeministri 

Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së në 2030? Ja çfarë deklaron kryeministri 

“Tuneli i Murrizit gati në mars”, Rama: Dibranët do të kenë rrugën tërësisht të hapur 

“Tuneli i Murrizit gati në mars”, Rama: Dibranët do të kenë rrugën tërësisht të hapur 
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}