Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Macron dhe Tusk këmbëngulin se Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe

2024/12/12 at 6:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron dhe Tusk këmbëngulin se Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Polonisë Donald Tusk thanë se Ukraina duhet të ketë rol kyç në çdo negociatë të mundshme mbi agresionin rus, pas një takimi të enjten në Varshavë.

Presidenti Macron këmbënguli gjithashtu se evropianët duhet të përfshihen në diskutimin e çështjeve të sigurisë në koordinim “shumë të ngushtë” me Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar që interesat e Evropës të merren parasysh.

Takimi vjen pasi Presidenti Macron zhvilloi bisedime me Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të shtunën në Paris. Ndërkaq, Polonia do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në janar, pak javë përpara se zoti Trump të marrë detyrën.

“Ne folëm për punën tonë të përbashkët për një paqe të drejtë në Ukrainë”, tha Kryeministri Tusk në një deklaratë të përbashkët me Presidentin francez.

“Ne kemi një qëndrim të qartë … Ukraina duhet të jetë e pranishme në çdo (raund) bisedimesh dhe çdo propozim duhet të pranohet gjithashtu nga miqtë tanë në Kiev”, tha ai.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës kundër agresionit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

Kryeministri Tusk e hodhi poshtë si “spekulim” dërgimin e trupave në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshje paqeje të mundshme.

“Vendimet në lidhje me veprimet polake do të merren në Varshavë dhe vetëm në Varshavë”, tha ai. “Momentalisht ne nuk po planifikojmë veprime të tilla”.

Presidenti francez Macron tha se “administrata e Presidentit Trump ka treguar gatishmërinë e saj për të bërë përpjekje të ndryshojë rrjedhën e këtij konflikti”.

Një ditë pas takimit me zotin Zelensky, Presidenti i zgjedhur Trump i kërkoi udhëheqësit rus Vladimir Putin të marrë masa për të arritur një armëpushim të menjëhershëm me Ukrainën. Ai e karakterizoi kërkesën si pjesë të përpjekjeve të tij aktive si president i zgjedhur për t’i dhënë fund luftës, pavarësisht se ai merr detyrën pas disa javësh.

“Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët, sigurisht me Ukrainën, për të gjetur një rrugë të mundshme që merr parasysh sovranitetin dhe interesat e Ukrainës dhe sigurinë dhe interesat e evropianëve”, tha Presidenti Macron./VOA

Ju sugjerojmë

Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit
Bota

Shqetësime për rezervat ushtarake/ SHBA pezullon disa dërgesa armësh për Ukrainën

2 Korrik, 2025 9:28 am
Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
Bota

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

2 Korrik, 2025 9:13 am
Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

2 Korrik, 2025 8:55 am
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Bota

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

2 Korrik, 2025 8:50 am
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2 Korrik, 2025 8:45 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

2 Korrik, 2025 8:37 am
Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Para
Gazment Bardhi akuza ministrit të Mbrojtjes: Je një zar! Ushtar i bandave të Durrësit…

Gazment Bardhi akuza ministrit të Mbrojtjes: Je një zar! Ushtar i bandave të Durrësit…

Sali Berisha sot në “Opinion”

Sali Berisha sot në “Opinion”

BE-ja thirrje Kosovës për fillimin pa vonesa të themelimit të Asociacionit

BE-ja thirrje Kosovës për fillimin pa vonesa të themelimit të Asociacionit

TE FUNDIT

Shqetësime për rezervat ushtarake/ SHBA pezullon disa dërgesa armësh për Ukrainën

Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit
2 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dërgimin e disa armëve që i kishin premtuar Ukrainës për luftën e saj kundër...

Lexo më shumë

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
2 Korrik, 2025

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se ushtria iraniane ka ngarkuar mina në disa anije në Gjirin Persik në qershor. Sipas zyrtarëve...

Lexo më shumë

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
2 Korrik, 2025

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja...

Lexo më shumë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
2 Korrik, 2025

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com