Kronikë

Lyhet me benzinë dhe digjet makina në Fushë Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 09/08/21 |
Opi Nion

Një makinë është djegur me benzinë në Fushë Krujë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa mjeti tip “Reno” ishte në pronësi të 28-vjeçarit Besmir Buçi, nga fshati Halil.

Lidhur me ngjarjen ka folur vëllai i pronarit të makinës, Krenar Buçi, i cili shprehet se nuk kanë konflikte, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të gjejnë autorët.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg qendrës së fshatit, ndërsa nuk është bërë publike nga Policia e Qarkut Durrës.

Sipas tij, para disa kohësh ju vu flaka dhe makinës së dajës së tyre, Bashkim Voga, dhe autorët e asaj ngjarjeje nuk u zbuluan./ Opinion.al

Pas