TIRANE- Dy deputetët e përfshirë në një sherr që sipas burimeve ka qenë edhe fizik, Piro Lutaj dhe Asllan Dogjani e mohojnë ngjarjen. “Kemi patur debate por jo sherr me grushte”, thanë ata të pyetur nga gazetarët për ngjarjen.
Në fakt toni i lartë i tyre është dëgjuar në korridoret e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Komisioni i Sigurisë zhvillonte një mbledhje me dyert të mbyllura. Në mbledhje ishte i pranishëm nëndrejtori i SHISH i cili raportonte për masat e sigurisë që janë marrë kundër terrorizmit.