“Lajm i gëzueshëm dhe prekës”, është reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha për Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku.
“Ky dekret është vendosje e një drejtësie të shumëpritur për vuajtjet e klerikëve, për torturat që kaluan në ferrin komunist, për sakrificën e tyre më të lartë, që lirinë për të besuar, lirinë e ndërgjegjes e paguan me jetën e tyre.
Mehr Licht, ishin fjalët e fundit të Vinçens Prenushit, dhe me të vërtetë, pak dritë më në fund për shpirtin e tyre, për veprën e tyre që frymëzon sot e kësaj dite”, thekson Basha në një reagim për mediat.