Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

2025/06/10 at 10:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të futet në listën e vendeve të mbrojtura nga UNESCO, në kuadër të programit ndërkombëtar “Njeriu dhe Biosfera”.

Ky lajm u bë i ditur gjatë një takimi në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, e cila ka qenë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për ruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore.

Ministrja Kumbaro tha: “Audrey Azoulay është një mike e çmuar e Shqipërisë, me të cilën kemi bashkëpunuar ngushtë në fushën e kulturës. Tani po arrijmë një sukses të ri: përfshirjen e Vjosës në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, që simbolizon bashkëjetesën mes natyrës dhe njeriut.”

Ajo shtoi se vendimi zyrtar për këtë do të jepet në shtator, duke e bërë Vjosën një zonë unike natyrore dhe pjesë të listës së trashëgimisë botërore.

Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë rajonin, duke forcuar pozicionin e Parkut Kombëtar të Vjosës si i pari i këtij lloji në Europë.

Lumi Vjosa njihet si “lumi i fundit i egër në Europë”, sepse rrjedh lirshëm për rreth 270 km, nga burimet në malet e Pindit në Greqi (ku quhet Aoos) deri në derdhjen në detin Adriatik në Shqipëri.

Lugina e Vjosës është një ekosistem i veçantë, që përfshin habitatet e ndryshme si pyje, ishuj ranorë dhe toka bujqësore, me mbi 1100 lloje bimësh dhe kafshësh, përfshirë specie të rrezikuara si vidra, pelikanët dalmatianë dhe peshq endemikë. Ajo shërben gjithashtu si korridor migrimi për shumë shpendë dhe është një zonë e rëndësishme për biodiversitetin në Europë./Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ju sugjerojmë

Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
Bota

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

14 Tetor, 2025 12:58 pm
Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
Aktualitet

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

14 Tetor, 2025 12:53 pm
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
Kronikë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

14 Tetor, 2025 12:51 pm
Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?
Bota

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

14 Tetor, 2025 11:57 am
Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
Kronikë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

14 Tetor, 2025 11:00 am
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron
Bota

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

14 Tetor, 2025 10:55 am
Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
NATO nis stërvitjet bërthamore
Bota

NATO nis stërvitjet bërthamore

14 Tetor, 2025 10:08 am
Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
Bota

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

14 Tetor, 2025 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Para
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

TE FUNDIT

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
14 Tetor, 2025

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përgëzuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, për marrëveshjen e paqes...

Lexo më shumë

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
14 Tetor, 2025

Teksa sonte mbahet ndeshja Shqipëri-Jordani, policia ka marrë disa masa. Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe...

Lexo më shumë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
14 Tetor, 2025

Mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua pasi rezultoi se ka kryer marrëdhënie me të mitur, është dënuar me 15...

Lexo më shumë

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?
14 Tetor, 2025

Kapja e fortë e Kinës tek mineralet e rralla - burime thelbësore për industrinë elektronike, automobilistike dhe mbrojtëse i jep vendit një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com