Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha nis fushatën për kryetar partie: Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qefmbetjet

2017/07/06 at 12:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lulzim Basha nis fushatën për kryetar partie: Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qefmbetjet

Lulzim Basha ka nisur sot turin nëpër qytete për të bindur anëtarësinë që ta votojnë për kryetar partie. Stacionin e parë, ai e pati sot në Kavajë, në bashkinë ku demokratët fituan zgjedhjet lokale.
Kryefjala e kreut të ngirë të PD-së që pret të shkrihet më 22 korrik, ishte “bashkimi”. Kjo pas përçarjes së madhe që ka pësuar PD-ja me listat e deputetëve dhe me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit. Ai tha se Kavaja është leksion për të gjithë demokratët se si bashkimi sjell fitoren.

Pjesë nga deklarata e Bashës në Kavajë

Eshtë koha për të marrë përgjegjësi, tha Basha, dhe për të mësuar nga ajo çfarë ndodhi në Kavajë, ku bashkimi i të gjithë demokratëve solli fitoren e Bashkisë, përkundër krimit e parave të pista të drogës.
E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Nuk kam ardhur vetëm për t’ju uruar dhe as për të marrë vetëm duartrokitjet tuaja sepse kjo është ora për të marrë përgjegjësitë e mia. Eshtë ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qendruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pa kapur e të panënshtruar politikisht dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një betejë, por njësoj si në vitin 1991, stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. E për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës.

Për ne, në të gjithë vendin, njësoj si Kavaja, në nivele bashkish dhe nivele qendrash votimi, ky është mësimi. Aty ku demokratët u bashkuan siç u bashkuan të gjithë nën drejtimin e Isa Sakës, të gjithë pa asnjë mungesë, pa asnjë përjashtim, pa asnjë zemërthyerje, kudo ku kjo ndodhi, bandat dhe milionat e drogës dhe të korrupsionit nuk bënë fajde. Arritën ta ndikonin, por jo ta përmbysnin rezultatin. Dhe, ky është mësimi dhe thirrja ime sot, jo si kandidat, por si demokrat. Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qefmbetjet. Nuk është ora për të parë se cfarë kemi marrë nga Partia Demokratike, por njësoj si në vitin 1991 është ora për të parë cfarë mund të japim për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë dhe demokracinë”, deklaroi Lulzim Basha.

Ju sugjerojmë

Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
Aktualitet

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

15 Gusht, 2025 1:17 pm
Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
Aktualitet

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

15 Gusht, 2025 1:06 pm
Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
Aktualitet

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

15 Gusht, 2025 12:49 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje

15 Gusht, 2025 12:38 pm
Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë
Aktualitet

Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë

15 Gusht, 2025 12:26 pm
Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
Aktualitet

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

15 Gusht, 2025 12:09 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

15 Gusht, 2025 12:02 pm
“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas
Aktualitet

“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

15 Gusht, 2025 11:45 am
BE kritikon planin izraelit në Gazë
Bota

BE kritikon planin izraelit në Gazë

15 Gusht, 2025 11:21 am
Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vetëm 3 vatra aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vetëm 3 vatra aktive

15 Gusht, 2025 11:01 am
Para
Martohet Granit Xhaka, ja fotot e mrekullueshme nga dasma

Martohet Granit Xhaka, ja fotot e mrekullueshme nga dasma

E pazakontë/ Braktisi qenushin në aeroport por letra e pronares do t’ju prekë zemrat

E pazakontë/ Braktisi qenushin në aeroport por letra e pronares do t’ju prekë zemrat

Incident në selinë blu, shoferi i deputetes së PD-së debaton me Eduart Selamin

Flet Eduard Selami: Ç’më tha Berisha dhe pse besoj se do fitoj garën në PD

TE FUNDIT

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
15 Gusht, 2025

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti. Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale. “Dita...

Lexo më shumë

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
15 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
15 Gusht, 2025

Një futbollist i ekipit të Skënderbeut është dhunuar ditën e djeshme në Korçë nga një grup të rinjsh. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
15 Gusht, 2025

Policia e Fierit dhe e Lushnjes ka arrestuar 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se është kapur në flagrancë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com