Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu, Basha i përgjigjet Ramës: Jep dorëheqjen!

2019/05/23 at 2:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Letra e Ramës, Basha: Nuk do të ketë pakte kulisash

Ashtu siç ishte paralajmëruar kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur po me një letër publike ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog në lidhje me krizën politike.


Basha duke bërë një argumentim të gjatë, sipas tij me arsyet pse Rama duhet të jepte dorëheqjen, thekson se nuk do të ketë dialog.

“Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit”, thekson Basha.

Ai në letrën e tij tregon se nuk do të ketë dialog me Ramën, ndërsa fton qytetarët të bëhen pjesë e protestës së ditës së shtunë.

Reagimi i Bashës vjen pas një takimi prej më shumë se dy orësh në seli me aleatët e tij. Kanë qenë aleatët ata që kanë kërkuar pak javë më parë tryezë dialogu mes Bashës dhe Ramës, ku ky i fundit të mos ulej në cilësinë e Kryeministrit, por të Kryetarit të PS.
Më herët gjatë ditës, ishte Rama që i dërgonte një tjetër letër publike kreut të opozitës ku theksonte se ishte gati për dialog pa kushte. (LETRËN E DYTË TË RAMËS LEXOJE KËTU)

LETRA E PLOTË E BASHÊS

Të dashur bashkëqytetarë,

Dje, Gjykata e Lartë mbeti vetëm me dy anëtarë dhe praktikisht është asgjësuar, pasi ajo nuk mund të gjykojë më asgjë. Mbi 40 mijë çështje presin të shqyrtohen nga kjo Gjykatë, një pjesë e madhe çështje të të drejtave njerëzore dhe të të drejtës së pronës, shumë prej tyre kundër dhunimeve të qeverisë. Për të gjithë ju që prisni drejtësi ajo do të vonojë të paktën 4-5 vjet dhe më shumë.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë anëtar prej 2 vitesh, duke lënë pa asnjë kufizim pushtetin e kryeministrit i cili tani qeveris me fermane personale. Pa Gjykatë Kushtetuese, Kryeministri u është lëshuar për të grabitur me “ligje” speciale pronat tuaja private dhe pronat tona publike nga qendra e Tiranës në të gjithë bregdetin.

Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia.

Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë.

Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit. E gjithë qeverisja e tij ka qenë grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike e perëndimore.

Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit.

Ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kriminelët i kishte bërë deputetë; kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; kur Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; kur ylli i qeverisë së tij Saimir Tahiri doli që ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drogë; kur Fatmir Xhafaj u zbulua që mbronte vëllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrakës; kur plasën njëra pas tjetrës skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot që ai donte t’i vidhte dhe pastronte në Amerikë me një kompani fallco.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminelët më famëkeq të vendit.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur njerëz të varfër u rrahën dhe vdiqën në qelitë ku mbaheshin për fatura dritash apo shtesë banese pa leje; kur qytetarëve të Shkozës, Bulevardit të Ri, të Himarës e kudo në Shqipëri u prishi shtëpitë pa shpërblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen sa herë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptarët filluan të emigronin në masë pa asnjë shpresë; kur investitorët perëndimorë filluan të largohen njëri pas tjetrit nga Shqipëria për t’u zëvendësuar me oligarkë vendas apo me kriminelë rusë apo lindorë; kur qeveritë europiane u alarmuan sepse Shqipëria u shndrrua në bazë të sigurtë të krimit të organizuar.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Shqipërisë sikur Shqipëria të ishte pronë e tij private. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Kosovës sikur Kosova të ishte prona e tij private.

Edi Rama nuk e dha asnjëherë dorëheqjen, por e mbajti pushtetin me çdo mjet, me kriminelë, me para, me oligarkë, me media, dhe po e shkreton vendin çdo ditë. I konsumuar tërësisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga çdo ide e dëshirë për të qeverisur, ai sot po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Të dashur bashkëqytetarë,

Vendi ynë ka shumë plagë të thella, të cilat duan ide, vullnet dhe punë të shërohen. Sot, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë politik, ekonomik e shoqëror. Ne duhet të çlirojmë politikën nga paratë e pista dhe autokracia, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët, nga monopolet e dhuna shtetërore, të krijojmë mundësi që çdo shqiptar të ketë shanset të gëzojë punën dhe talentin e tij; të krijojmë një shoqëri të drejtë për të gjithë.

Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne politikanëve.

Për këto sfida ne kemi filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës. Ky është i vetmi dialog që ndryshon Shqipërinë dhe i vetmi dialog ku unë do të jem pjesë.

Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit.

Ndryshimi i madh që duam të gjithë, standardet europiane në Shqipërinë tonë mund të arrihen vetëm nga një pushtet që buron nga vota e lirë e qytetarëve dhe ushtrohet në emër të tyre.

Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Sinqerisht Lulzim Basha/ Opinion.al

Etiketa: lulzim basha


Ju sugjerojmë

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
Bota

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

14 Korrik, 2025 5:32 pm
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
Aktualitet

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

14 Korrik, 2025 5:17 pm
Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 4:57 pm
Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës
Rajoni

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14 Korrik, 2025 4:44 pm
Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!
Kryesore

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!

14 Korrik, 2025 4:32 pm
Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!
Aktualitet

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

14 Korrik, 2025 4:15 pm
Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat
Aktualitet

Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

14 Korrik, 2025 4:10 pm
(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë
Aktualitet

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

14 Korrik, 2025 3:57 pm
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi
Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi

14 Korrik, 2025 3:48 pm
Para
Mot i keq dhe stuhi të fuqishme, viktima në SHBA

Mot i keq dhe stuhi të fuqishme, viktima në SHBA

Haradinaj: Me Hashim Thaçin nuk flas

Haradinaj: Me Hashim Thaçin nuk flas

Hapen aplikimet për portalin e mësuesisë

Hapen aplikimet për portalin e mësuesisë
















TE FUNDIT

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
14 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e...

Lexo më shumë

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
14 Korrik, 2025

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, u takua të hënën në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Lexo më shumë

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
14 Korrik, 2025

Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet...

Lexo më shumë

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari
14 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com