Rajoni

Haradinaj: Me Hashim Thaçin nuk flas


               Publikuar në : 15:29 - 23/05/19 |
el ida

Kryeministri, Ramush Haradinaj në një intervistë për mediat u shpreh se pas samitit të Berlinit ku u përjashtua teza e ndarjes së Kosovës, ai nuk ka më komunikim me presidentin Thaçi, por shtoi se nuk e ka personale Haradinaj tha gjithashtu se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka të njëjtin qëndrim me presidentin Thaçi përsa i përket kësaj teze.

“Duhet t’i afrojmë popujt tanë jo ti largojmë. Shume gabojnë që më goditen. Nuk është faji im qe eshte ndalur ndarja e Kosovës. Rama mbështet Thaçin. Kanë mendje të njëjtë. Rama nuk ka dalë kundër ndarjes. Kam bërë përpjekje me ia shpjegu Ramës. Me Thaçin tashmë nuk komunikoj. Jam  “i prishur” me Thaçin, por nuk e kam “personale”.

Kreu i qeverisë kosovare tha se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka bërë pazar për heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Gjermania ka thënë ‘po’ burrnisht. Nuk kanë bërë pazar për taksë. Të nesërmen Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi. Takimi me Merkelin përbën “moment të rëndësishëm për Kosovën”. Samiti i Berlinit ishte historik për Kosovën dhe se askush nuk mund të flas negativisht për të.”/Opinion.al

 

Pas