Ka mbaruar në barazim pjesa e parë e miqësores Luksemburg-Shqipëri. Kombëtarja Kuq e Zi ka treguar një lojë më të mirë se kundërshtari dhe i është afruar rrezikshëm portës mike, por pa mundur të realizojë. Rasti më i artë ishte në fund të pjesës së parë, kur galopi i Çikalleshit që po i drejtohej portës së Luksemburgut, u ndal në mënyrë të parregullt nga portieri kundërshtar i cili u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar si lojtari i fundit.