Qytetarët ukrainas kanë filluar të largohen nga qyteti Mariupol. Ata po evakuohen në kuadër të marrëveshjes së arritur në raundin e dytë të bisedimeve, ku pala ruse dhe ajo ukrainase ranë dakord për një armëpushimi të përkohshëm për largimin e civilëve.
Autobusët janë organizuar për të lëvizur njerëzit nga tre pika në qytet. Banorëve u është thënë gjithashtu se ata mund të përdorin transportin e tyre për të udhëtuar në mënyrë të sigurtë përgjatë një rruge specifike në veri-perëndim për në qytetin e Zaporizhzhia gjatë armëpushimit.
Mariupol është bllokuar prej disa ditësh nga forcat ruse. Ndërkohë, armëpushimi është vendosur gjithashtu edhe për qytetin e vogël të Volnovakha.