Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lufta” për territorin e shitjes së cigareve, dënohen dy ambulantë

2016/07/14 at 9:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lufta” për territorin e shitjes së cigareve, dënohen dy ambulantë

“Mos shit cigare në këtë zonë, se do të të vras”. Kërcënimi në fjalë është bërë nga një shitës ambulant i orëve të pasmesnatës në rrugën “Abdi Toptani”, në Tiranë. Personi i kërcënuar ka qenë një tjetër tregtar ambulant.

Konflikti për territorin e shitjes së cigareve, i cili ka precipituar dhe në përplasje fizike, ka përfunduar në Gjykatë, kur i pari ka kanosur me një thikë të dytin.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj të pandehurve Altin Sina dhe Roland Koltraka. Ata u shpallën të fajshëm për akuzën e “kanosjes” dhe u dënuan me nga 8 muaj burg.

Në të njëjtin vendim, Gjykata urdhëroi lirimin e tyre nga qelia, për shkak se dënimi ishte konsumuar me kohën e paraburgimit. Referuar vendimit të Gjykatës, ngjarja për të cilën u përgjigjën para drejtësisë të pandehurit Sina e Koltraka është shënuar në 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Rreth orës 01:00 të natës të kësaj date, kallëzuesi i tyre, Arjan M., ka qenë duke kaluar në rrugën “Abdi Toptani”. Arjan M. dhe dy të pandehurit në orët e vona të mbrëmjeve tregtonin cigare, pranë hyrjeve të lokaleve të natës në atë zonë.

I dëmtuari Arjan M. ka pretenduar se për shkak të konkurrencës për territor, para kësaj dite ka pasur kërcënime me jetë nga i pandehuri Koltraka. Sipas kallëzuesit, Koltraka e kishte kërcënuar për të mos shitur cigare në atë zonë, duke e kanosur edhe me një thikë.

Mbrëmjen e ngjarjes, të pandehurit Altin Sina dhe Roland Koltraka kanë shkëmbyer fjalë me të dëmtuarin Arjan M.

Për shkak të konfliktit të ndarjes së territorit të shitjes se paketave me cigare duhani, i pandehuri Roland Koltraka ka debatuar në distancë me të dëmtuarin Arjan. Ai e ka kanosur përmes një thike, që, sipas Gjykatës, nuk plotësonte kushtet e armës së ftohtë, si edhe e ka goditur me grushte të dëmtuarin.

Gjatë këtyre veprimeve ai është ndihmuar edhe nga i pandehuri Sina. Pas këtij momenti, i dëmtuari ka lajmëruar shërbimet e Policisë, të cilat i kanë gjetur të tre të përfshirët në konflikt pranë ish-godinës së Partisë Demokratike.

Sipas vendimit të Gjykatës, fillimisht i dëmtuari Arjan M. ka pretenduar se dy të pandehurit kanë dashur ta grabisin. Për këtë shkak, dosja në ngarkim të të pandehurve u dërgua për gjykim për akuzën e “grabitjes me dhunë”.

Gjatë gjykimit, trupi gjykues vlerësoi se veprimet e kryera nga të pandehurit tregojnë se ata kanë pasur qëllimin kriminal, dashjen direkte, për të kanosur seriozisht të dëmtuarin për territorin e tregtimit të cigareve. Për këtë shkak ata u fajësuan për akuzën e “kanosjes”./Panorama

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Blerja e LinkedIn, fillimi i një epoke të re në internet

Blerja e LinkedIn, fillimi i një epoke të re në internet

Video/ Zogaj: Këtu s’ndryshon asgjë, ku përfunduan aksionet e mëdha …

Video/ Zogaj: Këtu s'ndryshon asgjë, ku përfunduan aksionet e mëdha ...

“BoJo, ky karagjoz”, Europa kryqëzon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik

“BoJo, ky karagjoz”, Europa kryqëzon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com