Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta Izrael-Hamas mund t’i përkeqësojë ekonomitë e Egjiptit, Libanit dhe Jordanisë

2023/10/27 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lufta Izrael-Hamas mund t’i përkeqësojë ekonomitë e Egjiptit, Libanit dhe Jordanisë

Vendet në kufi me Izraelin veçse përballen me kriza ekonomike, por lufta Izrael-Hamas rrezikon ta përkeqësojë edhe më shumë stabilitetin financiar, shëndetësor dhe politik në Egjipt, Jordani dhe Liban, si dhe të krijojë probleme shtesë më gjerë.


Secila prej tri shteteve përballet me presione të ndryshme financiare, dhe kjo situatë e ka nxitur Fondin Monetar Ndërkombëtar që t’i paralajmërojë ato në raportin e shtatorit se mund ta humbin “stabilitetin socio-politik”.

Ky paralajmërim ka ardhur pak pasi Hamasi e ka sulmuar Izraelin, më 7 Tetor, duke e nxitur një luftë që lehtësisht mund të shkaktojë kaosin me të cilin më pas duhet të merren presidenti amerikan, Joe Biden dhe Bashkimi Evropian.

Por, përkeqësimi eventual i situatës veçse ka nisur të analizohet nga liderë botërorë dhe analistë politikash.

Për administratën e Bidenit, e cila është e përkushtuar për parandalim të zgjerimit të luftës Izrael-Hamas, konflikti mund t’i shumëfishojë problemet dhe mund të shkaktojë kolaps qeveritar në disa vende.

Nëse konflikti përshkallëzohet, ai mund ta përfshijë rajonin, i cili është jetik për furnizime globale me naftë.

“Sa më jostabile që janë gjërat në aspektin ekonomik, aq më e lehtë është për aktorët e këqij në rajon që t’i lëvizin gjërat”, ka thënë Christopher Swift, avokat ndërkombëtar dhe ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit.

“Përkufizimi që ju mund të divorcoheni prej politikës është pak miopi dhe naivitet. Politika, ekonomia dhe siguria janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”.

Shefi i Bankës Botërore, Ajay Banga ka paralajmëruar në një konfernecë në Arabinë Saudite se lufta e vendos zhvillimin ekonomik në “nyje të rrezikshme”.

Situata financiare është mjaftueshëm serioze, pasi Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, është takuar me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) javën e kaluar, dhe u ka thënë zyrtarëve se duhet bërë më shumë për ta mbështetur Qeverinë e Egjiptit, e cila, sipas tij, është nën preson të madh për shkak të mundësisë së rritjes së numrit të refugjatëve nga Gaza, si dhe nga Sudani, pasi banorët atje janë duke i ikur luftës civile.

“Le ta mbështesim Egjiptin”, ka thënë Michel pas takimit.

“Egjipti ka nevojë për mbështetjen tonë dhe ne duhet ta mbështesim Egjiptin”.

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi refuzon të pranojë refugjatë palestinezë, duke u frikësuar se Izraeli dëshiron dëbimin e tyre të përjetshëm, në mënyrë që t’ua pamundësojë palestinezëve jetësimin e kërkesës për shtetësi.

Lideri i Egjiptit ka thënë, po ashtu, se eksodi masiv mund të rrezikojë me dërgimin e militantëve në Gadishullin Sinai.

Deri më tani, mbi një milion njerëz janë zhvendosur brenda Gazës, dhe kërcënimi i përshkallëzimit të luftës është ende real, pasi Izraeli ende përleshet, me raste, në kufi me militantët e Hezbollahut, me bazë në Libanin fqinj.

“Ideja që nuk do të ketë lëvizje të njerëzve është naive dhe e pamatur”, ka thënë Swift.

“Çdo goditje në regjimin e el-Sisit prej jashtë, qoftë ajo goditje ekonomike, apo prej migrimit të papritur të shumë njerëzve nga Gaza në Sinai, mund të ketë efekte destabilizuese”.

Swift ka thënë se ndonëse regjimi i el-Sisit varet shumë prej ndihmës ekonomike dhe ushtarake amerikane, do të jetë disponimi i popullit brenda Egjiptit, ai që do t’i përcaktojë vendimet e tij, një mësim i marrë prej protestave të Pranverës Arabe, të cilat kanë rezultuar me rrëzimin e Mubarakut prej pushtetit më 2011.

Në muajin prill, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se nevojat financiare të Egjiptit për një vit, janë të barabarta me 35 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Mirette F. Mabrouk, drejtore e programit për studime të Egjiptit në Institutin e Lindjes së Mesme, ka thënë se “Egjipti është duke e përjetuar krizën më të rëndë ekonomike që më kujtohet, në pesë dekadat e fundit”, dhe kjo vetëm sa e komplikon trazirën e fundit prej luftës.

“Nëse ekziston ky zjarr në Gaza, atëherë duhet që i gjithë rajoni të jetë stabil, në mënyrë që të gjithë të marrin veprime të duhura”, ka thënë Mabrouk.

“Nuk ka nevojë për më shumë jostabilitet në një rajon që veçse është jostabil”.

Mabrouk ka thënë se një prej shenjave të menjëhershme të rritjes së tensioneve, është se Banka Qendrore e Egjiptit, ka vënë javën e kaluar kufizime në kartelat me valuta të huaja, të cilat janë të lidhura me llogari bankare lokale.

Një dëm i madh tjetër potencial për Egjiptin nga lufta Izrael – Hamas mund të jetë humbja e numrit të turistëve, që shkojnë atje për t’i vizituar piramidat e lashta.

Turizmi është një prej sektorëve kyçë për ekonominë e Egjiptit.

Në afërsi është edhe Jordania, e cila po përballet me ngadalësim të ekonomisë dhe më pak investime të huaja, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Situata me borxhin e përgjithshëm është më premtuese në krahasim me Egjiptin, por shkalla e papunësisë është në shkallë dyshifrore, sipas të dhënave financiare të platformës FactSet.

Ndërkohë, ekonomia e Libanit është tkurrur për shumë se përgjysmë në periudhën 2019-2021, sipas Bankës Botërore.

Valuta e Libanit, e cila prej vitit 1997 është treguar me normën një dollarë amerikan për 1.500 paundë libanezë, tani tregtohet me 90.000 paundë.

Ndonëse shumë biznese tani tregtojnë me dollarë, punëtorët e sektorit publik, që ende i marrin pagat në lira, janë përballur me vështirësi të mëdha ekonomike dhe varen prej remitencave të familjarëve jashtë shtetit.

Donatorët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Katarin, i kanë subvencionuar pagat e ushtarëve të Libanit.

Liderët e këtij shteti e kanë nënshkruar një marrëveshje me FMN-në, në prill të vitit 2022, për një paketë financiare shpëtuese, mirëpo nuk kanë arritur t’i realizojnë shumicën e reformave të kërkuara për ta finalizuar marrëveshjen.

FMN-ja ka paralajmëruar, në një raport më herët gjatë javës, se pa reforma, borxhi publik në këtë shtet të vogël, të mbërthyer nga kriza, mund të arrijë në 550 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Para luftës Izrael-Hamas, disa zyrtarë kanë diskutuar për mundësinë e ringjalljes së industrisë së turizimit, si mundësi për ringjallje ekonomike.

Mirëpo, prej kur konflikti rrezikon ta përfshijë edhe Libanin – për shkak të përleshjeve të shkallës së vogël mes militantëve të Hezbollahut – të lidhur me Hamasin – dhe forcave izraelite, ambasadat e huaja kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të largohen dhe i kanë anuluar fluturimet e kompanive të tyre në këtë vend.

Paul Salem, president i Institutit për Lindje të Mesme, me seli në Uashington, ka thënë se nëse “tensionet përhapen në Gjirin Arab, ky konflikt do të ketë ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare, por edhe në ekonomitë dhe popullsinë e gjithë botës”./REL



Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
Studiuesit thirrje OBSH: Kriza e klimës të shpallet emergjencë shëndetësore

Studiuesit thirrje OBSH: Kriza e klimës të shpallet emergjencë shëndetësore

Lufta në Ukrainë, SHBA: Rusia po ekzekuton ushtarët që refuzojnë urdhrat

Lufta në Ukrainë, SHBA: Rusia po ekzekuton ushtarët që refuzojnë urdhrat

Procedohen tre punonjës në Fier, hodhën mbetje hidrokarburesh në lumin Gjanica

Procedohen tre punonjës në Fier, hodhën mbetje hidrokarburesh në lumin Gjanica
















TE FUNDIT

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com