Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta/ Çfarë ndodh nëse nuk zgjatet marrëveshja për drithërat?

2023/07/12 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lufta/ Çfarë ndodh nëse nuk zgjatet marrëveshja për drithërat?

Marrëveshja që i lejon Ukrainës të eksportojë drithërat e saj përmes Detit të Zi skadon më 17 korrik. Moska ka argumentuar se nuk ka bazë për një zgjatje të re të marrëveshjes, duke rritur frikën se pakti mund të kolapsojë.


Pse është e rëndësishme kjo marrëveshje?

Ukraina është një prodhuese e madhe e drithërave dhe farërave vajore dhe ndërprerja e eksporteve pas shpërthimit të luftës rriti çmimet globale të ushqimeve, që arritën në nivele rekorde. Marrëveshja aktuale, që u arrit në korrik të vitit 2022 rreth pesë muaj pas nisjes së luftës, ndihmoi në uljen e çmimeve dhe lehtësimin e krizës globale ushqimore. Marrëveshja e drithërave të Ukrainës ka luajtur rol direkt me 725.200 ton apo 2.2 për qind të furnizimeve përmes këtij korridori që janë përdorur nga Programi Botëror për Ushqim (WFP) i Kombeve të Bashkuar. Kjo sasi është përdorur për të ndihmuar shtetet sikurse Etiopia, Somalia dhe Jemeni.

Çfarë ndodh nëse marrëveshja përfundon?

Çmimet e disa produkteve ushqimore ka të ngjarë që të rriten, por situata është më e mirë se në muajt e parë pasi nisi lufta, për shkak se ka përmirësim të furnizimeve me drithëra nga prodhues të tjerë sikurse Rusia dhe Brazili. Çmimet për grurin, përbërësit kryesor të bukës, kanë rënë për rreth 17 për qind deri më tani gjatë këtij viti, ndërsa çmimet e misrit janë ulur për rreth 26 për qind. Megjithatë, kriza globale ushqimore nuk ka mbaruar. WFP tha muajin e kaluar se disa emergjenca ndodhën njëkohësisht duke shkaktuar krizën më të madhe dhe më të ndërlikuar të urisë dhe krizën humanitare në më shumë se 70 vjet. Më 2022, 349 milionë persona përjetuan uri akute dhe 772.000 ishin në prag të urisë, tha WFP në raportin vjetor.

Si është situata me furnizimet botërore me ushqim?

Rezervat botërore të misrit nisën sezonin 2021-2022 me nivelin më të ulët në gjashtë vjet dhe kështu që pushtimi rus i Ukrainës, shtet që është një prej eksportuesve më të mëdhenj në botë të misrit, çoi në një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve. Një rritje e madhe e eksporteve nga Brazili që atëherë ka ndihmuar në rritjen e furnizimeve së bashku me eksportin e afër 17 milionë ton misër përmes korridorit në Detin e Zi. Departamenti amerikan i Agrikulturës ka parashikuar se rezervat botërore të misrit deri në fund të sezonit 2023-2024 do të jenë më të larta në pesë vjetët e fundit. Më pak ka rezerva të grurit dhe në nivel botëror ato ishin në nivelin më të ulët në shtatë vjet në fund të sezonit 2022-2023, sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Agrikulturës, edhe pse është parashikuar që të ketë rritje të lehtë të rezervave në sezonin 2023-2024.

Nëse marrëveshja përfundon, çfarë do të nënkuptonte për Programin Botëror të Ushqimit?

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) blen disa milionë ton produkte ushqimore çdo vit dhe 75 për qind e tyre janë drithëra. Më 2021, WFP bleu 4.4 milionë ton drithëra dhe Ukraina ishte burimi kryesor, me 20 për qind të totalit të sasisë së blerë. Ukraina kryesisht e furnizon me grurë dhe bizele. Shumica e ushqimit shkon në Afrikë dhe në disa shtete në Azinë Perëndimore, sikurse Jemeni, dhe WFP synon që të marrë shumicën e furnizimeve nga shtetet në Evropën lindore, që janë më afër sesa prodhuesit e mëdhenj në Amerikën Veriore dhe Jugore. WFP ka dërguar 725.200 metrikë ton përgjatë korridorit. Nëse marrëveshja përfundon, programit do t’i duhet të gjejë rrugë të tjera, potencialisht me çmim më të lartë, që do të mund të shtyjnë që të ndërpresë aktivitetin në disa shtete.

Sa produkte janë eksportuar?

Nën marrëveshjen që krijon një korridor të sigurt për kalimin e anijeve me mallra, Ukraina ka qenë në gjendje që të eksportojë 32.8 milionë ton produkte bujqësore, përfshirë 16.8 milionë ton misër dhe 8.9 milionë ton grurë. Para konfliktit, Ukraina ka eksportuar 25 deri në 30 milionë ton misër në vit, kryesisht përmes Detit të Zi dhe 16 deri në 21 milionë ton grurë. Kapaciteti i transportit të drithërave, sipas marrëveshjes, është kufizuar pasi në pakt janë përfshirë vetëm tri porte.

Pse Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja?

Rusia vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka bazë për zgjatje të marrëveshjes. Ajo ka argumentuar se zotimet e bëra për heqjen e pengesave për eksportet e ushqimeve dhe plehrave artificiale ruse nuk janë përmbushur. Në mesin e kërkesave të Moskës është përfshirë edhe që Banka Bujqësore ruse (Rosselkhozbank) të rilidhet me sistemin e pagesave SWIFT. Të tjera kërkesa kanë përfshirë edhe rinisjen e furnizimeve me makineri bujqësore dhe pjesë shtesë, heqjen e kufizimeve për sigurimin e mallrave, rinisjen e tubacionit të amoniakut Togliat-Odesa dhe zhbllokimin e aseteve dhe llogarive të kompanive ruse që janë të përfshira në eksportet e ushqimeve dhe plehrave artificiale.

A mundet korridori të operojë pa Rusinë?

Portet e Ukrainës ishin të bllokuara deri kur u arrit marrëveshja korrikun e vitit të kaluar dhe është e paqartë nëse do të mund të nisen anije me furnizime nga këto porte në rast se Rusia tërhiqet nga marrëveshja. Sigurimet shtesë që paguhen për shkak të rreziqeve të luftës, pagesa që bëhen me të hyrë në zonën e Detit të Zi, do të rriteshin dhe pronarët e anijeve do të nguronin që anijet e tyre të hynin në një zonë lufte nëse Rusia nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes.

A është i nevojshëm korridori nëse të korrat ukrainase tkurren?

Eksportet e drithërave të Ukrainës parashikohen të bien në sezonin 2023-2024 pasi lufta ka bërë që fermerët të mbjellin më pak grurë dhe misër. Departamenti amerikan i Agrikulturës ka parashikuar që eksportet e misrit do të bien në 19 milionë ton, nga 27 milionë sa ishin sezonin paraprak. Ukraina kishte eksportuar 30.3 milionë ton misër në sezonin 2018-2019, që përbënte 17 për qind të shitjeve në tregun global. Eksportet e grurit po ashtu pritet të bien në 10.5 milionë ton nga 16 milionë që ishin në sezonin paraprak. Në sezonin 2019-2020, Ukraina kishte eksportuar 21 milionë ton grurë apo 11 për qind të shitjeve në tregun global. Eksportimi i sasive më të vogla të drithërave përmes lindjes së Bashkimit Evropian do të ishte më i vështirë në aspektin logjistik dhe më i shtrenjtë veçanërisht për drithërat që mbillen në rajonet lindore të Ukrainës, transporti i të cilave deri në kufi përballet me shumë pengesa.

A mund të eksportojë Ukraina më shumë drithëra përmes BE-së?

Ukraina ka eksportuar sasi substanciale të drithërave përmes shteteve lindore të BE-së që kur ka nisur konflikti. Megjithatë, në këtë proces ka pasur sfida logjistike, përshirë edhe probleme në transportin hekurudhor. Eksportimi i drithërave ukrainase në shtetet e BE-së ka nxitur pakënaqësinë e fermerëve të këtyre rajoneve të cilët kanë thënë se produktet vendore janë përballur me konkurrencë të pabarabartë, duke i lënë fermerët pa treg për produktet e tyre.  Si rezultat i pakënaqësive pesë shtete të BE-së – Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia – kanë ndaluar shitjen e grurit, misrit dhe farërave ukrainase në tregjet e tyre, ndërkaq kanë lejuar që produktet ukrainase të eksportohen në shtete të tjera. Të korra në sasi më të mëdha priten gjatë kësaj vere po ashtu në lindje të BE-së dhe portet kyçe, sikurse ajo e Konstantës në Rumani, priten të përballen me mbingarkesë të anijeve që do të eksportojnë drithëra dhe si pasojë e mbingarkesës mund të ketë edhe vonesa në transportin e produkteve./REL



Ju sugjerojmë

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Holandë/ Ndalimi i telefonave inteligjentë në shkolla përmirësoi procesin mësimor
Bota

Holandë/ Ndalimi i telefonave inteligjentë në shkolla përmirësoi procesin mësimor

4 Korrik, 2025 7:39 pm
Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
Bota

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

4 Korrik, 2025 7:14 pm
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
Bota

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

4 Korrik, 2025 7:02 pm
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
Politikë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

4 Korrik, 2025 6:48 pm
Para
I shoqëruar nga bashkëshortja, Rama ndan fotot nga samiti i NATO në Vilnius

I shoqëruar nga bashkëshortja, Rama ndan fotot nga samiti i NATO në Vilnius

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Vilnius, Zelensky pritet të takojë Stoltenberg

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Vilnius, Zelensky pritet të takojë Stoltenberg

Ngujimi 43-ditor i kryetarit të Leposaviçit, familja s’e di sa mund të zgjasë

Ngujimi 43-ditor i kryetarit të Leposaviçit, familja s’e di sa mund të zgjasë
















TE FUNDIT

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
4 Korrik, 2025

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes...

Lexo më shumë

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
4 Korrik, 2025

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast...

Lexo më shumë

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
4 Korrik, 2025

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia,...

Lexo më shumë

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
4 Korrik, 2025

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë pasi nëna e saj dyshohet se e ka lënë në makinë në vapën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com