Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

LSI presion Tahirit, ndryshon ligji i sigurisë publike

2016/09/15 at 9:19 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A do ta nxjerrë Tahiri me pamje arrestimin e Rroshit?

Partia Socialiste është tërhequr pas presionit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ka pranuar të ndryshojë projektligjin “Për masat shtesë të sigurisë”.

Projektligji parashikonte detyrimin ligjor për të gjitha institucionet shtetërore dhe bizneset private për të vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë në ambientet e tyre. Ligji iu rikthye Kuvendit në muajin prill nga Presidenti Nishani, duke e quajtur si antikushtetues nismën, shkruan“Panorama”.

Por PS­ja kërkoi që projektligji të mbetej i pandryshuar, gjë e cila u kundërshtua nga LSI­ja. Që prej muajit prill, dekreti i presidentit ka mbetur në Kuvend, për shkak se kërkon minimalisht 71 vota për ta rrëzuar, vota të cilat PS­ja nuk i bën pa LSI­në. Dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe deputeti i PS­së, Pirro Lutaj, kanë zhvilluar një takim pa media me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, dhe kreun e Grupit të LSI­së,

Petrit Vasili, për të negociuar lidhur me rrëzimin e dekretit të presidentit.

Pas negociatave, Partia Socialiste është tërhequr dhe ka pranuar të riformulojë nenin që i detyron bizneset për të vendosur kamera. Në formulimin e ri është parashikuar që kamera do të vendosin me detyrim vetëm ato biznese që, sipas analizës së Policisë, rezultojnë se kanë rrezikshmëri të lartë.

Këtë fakt e konfirmoi kryetari i Grupit të LSI­së, Petrit Vasili. “Dakordësimi është ky: nuk do të ketë detyrim automatik për të gjithë, por detyrim që rrjedh, dhe kjo është përcaktuar tashmë qartë në ligj, vetëm aty ku vlerësohet nga analiza e riskut për subjektet që kanë rrezik të shtuar sa i takon sigurisë”, deklaroi dje Vasili pas takimit.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pyetur rreth negociatave me LSI­në për të rrëzuar dekretin e presidentit dhe miratuar ligjin “Për masat shtesë të sigurisë”, tha se kishte besim se drafti do të votohej nga deputetët.

“Dhe unë shumë besimplotë me deputetët do të gjejmë gjuhën për ta miratuar (ndoshta jo këtë të enjte, të enjten tjetër) projektligjin që kam propozuar ‘Për masat shtesë të sigurisë’. Është një projektligj i domosdoshëm. Jemi të fundit në Ballkan dhe në rajon që nuk kemi ende një ligj të tillë.

Ndaj unë e kuptoj me shumë dashamirësi shqetësimin e çdo deputeti, i mirëkuptoj vërejtjet e tyre. Jam shumë i gatshëm për t’i marrë parasysh. Dua t’u garantoj çdo deputeti, çdo grupi parlamentar dhe mbi të gjitha qytetarëve, miratimin e akteve ligjore në Parlament, që do të na sjellë më shumë siguri në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Tahiri.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Noizy e kishte planifikuar konfliktin me Babastars ditë më parë?!

Noizy e kishte planifikuar konfliktin me Babastars ditë më parë?!

Skandal, ekpertiza verteton: Nëna e përdori vajzën 12 vjeçe për prostitutë

Skandal, ekpertiza verteton: Nëna e përdori vajzën 12 vjeçe për prostitutë

“Rrahja e investitorit libanez u porosit nga një biznesmen nga Durrësi”

Policia jep detaje: Ja kush janë autorët e rrahjes së biznesmenit

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com