Ishkapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, ka humbur një njeri të shtrenjtë dhe që ka lënë gjurmë jo vetëm në jetën e tij por ka edhe një kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës.
Loriku ka humbur gjyshin e tij, Gani Vulën, pasi ky i fundit është ndarë nga jeta pas një kalvari vuajtjesh nga një sëmundje e rëndë. Lajmi i hidhur u bë i ditur nëpërmjet një njoftim. Gani Vula ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë për kontributin e tij si delegat i Kuvendit të Kosovës.