Leonard Gjini, 33 vjeç, u shndërrua në Londër në një nga biznesmenët më të susksesshëm me origjinë shqiptare, por një gabim i ka kushtuar rëndë.
Pronari i kompanisë së ndërtimit “Leo” është dënuar me dy vjet burg për evazion fiskal, pasi nuk kishte paguar asnjë taksë që prej vitit 2010, kur kishte themeluar kompaninë e tij.
Ai mbante gjithashtu punëtorët në të zeze, pa sigurime shoqërore.
Gjini i shpenzonte në kumar dhe nëpër festa, paratë që duhet të shkonin për sigurimet e punëtorëve.