Ajo është shndërruar në një nga faqet më popullore në facebook, për ironitë dhe humorin me të cilin shoqëron fenomenet e shoqërisë shqiptare.
Këtë herë “Lolita” nuk ka kursyer të rinjtë e FRESSH (Forumit Rinior Eurosocialist) që kanë hyrë në një proces votimi online për zgjedhjen e kryetarit të ri, duke bërë fushatë masive në rrjetet sociale.
Kjo fushatë duket se është kthyer në bezdi për “Lolitën” dhe jo vetëm…
“Jane bere keta FRESSH-istat si deshmitaret e Jehovait. Kemi frike te hapim inbox-in se te kerkojne voten. Kryetari i ri i bie te jete ai qe lyp me shume like dhe jo ai qe ka me shume vlera.Ju dhjefsha gjeneraten o forum vari Jolezen!”– shkruan Lolita.