Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lokalet në Kosovë/ LDK korr sukses në disa komuna. Garë e ashpër në kryeqytet mes Ahmetit dhe Abrashit

2017/10/22 at 10:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lokalet në Kosovë/ LDK korr sukses në disa komuna. Garë e ashpër në kryeqytet mes Ahmetit dhe Abrashit

Qendrat e votimit në Kosovë janë mbyllur në orën 19:00 dhe pjesmarrja në zgjedhjet lokale ishte rreth 44 përqind. Votat po numërohen me shpejtësi në çdo qendër votimi ç’ka deri nesër në mesditë me gjasë shpallet rezultati përfundimtar. Një sërë komunash mund të shkojnë në balotash, thonë Exit-Pollet.


Gara më e ashpër është ajo për kryeqytetin, Prishtinën. Kështu deri tani (ora 22:00), kryetari aktual Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes është në një avantazh të lehtë. Ahmetin e rrezikon shumë Arban Abrashi i LDK-së.

Ajo ç’ka vihet re në zgjedhjet lokale të Kosovës është se LDK-ja e Isa Mustafës po merr rezultate të mira. Kandidati i saj po fiton bindshëm në Fushë Kosovë. Burim Berisha, ka marrë 62.39 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake, të publikuara nga organizata “Demokracia në Veprim”. LDK me Gazmend Muhaxherin po udhëheq në Pejë dhe aktualisht ka 50.08 %. Po kështu Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Sokol Halitin ka fituar zgjedhjet në qytetin e Vitisë. LDK-ja me kandidatin për kryetar, Agim Veliu është në avantazh edhe në Podujevë. Qindra simpatizantë të saj po festojnë në këtë qytet. Simpatizantët e LDK-së janë duke festuar edhe Gjilan.

Sipas rezultateve paraprake në qytetin e Prizrenit po prin, PDK me 29.66 % duke pasuar me Lëvizjen Vetëvendosje me 22.7%. Në Drenas gjithashtu po prin Partia Demokratike e Kosovës me 59.72%. Edhe në Ferizaj Kandidati i PDK-së Agim Aliu ka shpallur fitoren.

Kandidati i pavarur, Bekim Jashari, ka fituar bindshëm në Skenderaj, në garën për kryetar komunash, sipas rezultateve paraprake.

Në komunën e Junikut po prin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 58.56%.

Lista Serbe ka fituar në raundin e parë të paktën në nëntë komuna. Kjo parti ka arritur të mbledhë 89% të votave në Graçanicë, 77% në Ranillugë, 61% në Partesh, 63% në Mitrovicën e Veriut, 61% në Leposaviq, 52% në Novobërdë, 70% në Shtërpcë, 79%, etj.
/Opinion.al

Etiketa: fitoreisa mustafakosovezgjedhje lokale


Ju sugjerojmë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Para
Atentati i Shëngjinit/ Florian Dushku u plagos edhe ditën e zgjedhjeve nga nipi i Ndokës

Atentati i Shëngjinit/ Florian Dushku u plagos edhe ditën e zgjedhjeve nga nipi i Ndokës

Video/ Tmerr në Britani, erërat e forta nuk lënë avionin të ulet në pistë

Video/ Tmerr në Britani, erërat e forta nuk lënë avionin të ulet në pistë

Infermieri shokon botën me foton e fëmijës sirian

Infermieri shokon botën me foton e fëmijës sirian
















TE FUNDIT

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}