Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lojra të dashurisë

2017/02/20 at 3:16 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Benefitet e Këshillimit Psikologjik

Nga Meri Dishnica-


Njerëzit përdorin fjalën “dashuri” për gjithcka. “Shih këtë fustan!…Është thjesht dashuri!” “Ahh këto këpucët!…Një dashuri!” “Ua ky qen i vogël”…E dua! Sa dashuri!”

E kështu e kalojmë ditën nga njëra “dashuri” tek tjetra, dhe kjo na bën konfuz. Ku shkoi gjithë ajo “dashuri”, mendojmë, ndërkohë duke hequr makiazhin e ditës, shohim fytyrën tonë të vërtet, dhe ndjejmë se kemi abuzuar me termin dashuri… Jemi thjesht vetëm! Kërkojmë stimuj, kërkojmë dashuri!

Sa herë netëve na ikën dashuria për gjumin, dhe na filllon dashuria për “atë”. E pastaj dashuria ngatërohet me flirtin, pastaj me romancën. Ndodh të ngatërohet me atraksionin fizik, pastaj me seksin, ndoshta ngatërohet edhe me angazhimin. Ka ndodhur që të ngatërohet me pasionin apo me konveniencën, ndoshta ngelemi pa dashuri fare, e asgjë në dritë nuk kemi nxjerrë nga kjo, pervecse jemi ngatëruar edhe më keq!

Secili nga ne është “ngatëruar” në mënyrën e vet…

– Ka ndodhur që gjërat të jenë ngatëruar sepse mund të jemi përfshirë dhe të kemi treguar shumë gjëra, shumë shpejt. Vetëm sepse kemi qenë “qejflinj emocional”, entuziast amator, ëndërimtar idealist dhe në fund humbës të mëdhenj.

– Disa janë ngatëruar sepse thjesht kanë takuar “të duhurit” në kohë të gabuara. Sa dashurive të mëdha, mund tju kemi kaluar pranë, dhe kemi ikur për të mos u kryer më, e nëse jemi “beërë lëmsh këtu”, ska qënë faji i askujt. Tempizmi është githcka në jetë dhe rastësia “një ngatëruese” e keqe. “Më thuaj kush je ti, ku të kam takuar, a të kam parë rastësisht, a ti kam hedhur sytë, apo kam hequr vështrimin tjetërkund… dhe nese edhe ti do të më kishe parë, a do të të kisha ndjekur?!”

– Të tjerë janë ngatëruar duke hyrë në historira të gabuara, të ngutur nga kush e di cfarë prirjeje e brendshme apo lojë egoje… E kështu, kanë shtyrë ditët me “të gabuarit”…derisa për një arsye koti apo pretekst kanë vendsuar për tu ndarë apo për tu martuar. Disa kanë gënjyer zemrën, disa kanë “shitur” shpirtin…

– Disa janë ngatëruar sepse kanë besuar tepër dhe kanë justifikuar sjellje, e kështu kanë “ngecur” në histori idiote. Kanë besuar se nesër do të jetë më mire, duke “plakur” vec nervat e tyre.

– Disa janë ngatëruar duke menduar të ikin në kohë, para se të përfshihen tepër. Kanë ikur me vrap sepse nuk kanë qënë gati, apo thjesht kanë ikur me vrap tek dikush më i përshatshëm, më pak sfidues, më pak “i frikshëm” për ta.
E megjithatë, sado që të “jemi ngateruar” kemi hyre dhe kemi dalë “duarbosh” nga lidhjet, nuk rreshtim së foluri për dashurinë. E rëndësishme është që kemi ndjerë dicka! …sepse të ndjesh, do të thotë që je gjallë! Të kërkosh të ndjesh sërrish edhe kur je lënduar, do të thotë që je gjallë!

Të kërkosh të futesh me koshiencë “në telashe”, ta nisesh nga e para, të gabosh prapë…Gëzohu! Je gjallë! Jeta të jep shumë shance që ti shkatërosh, dhe po aq shance që të rregullosh gjërat!

Megjithë ngatërimet që mund ti bëjmë dashurisë, është e rëndësishme të kuptojmë diferencat që ky term përmban, në tre hijet që ajo mund të përfshijë, dashuri, romancë, atraksion. Sa më shumë të merrni nga këto të treja njëkohësisht, aq më shumë do të shijoni raportin me partnerin në terma afatgjatë.

Kur vjen puna tek marrëdhëniet, “tripet” janë të ndryshëm, sepse asnjëherë nuk mund ta dish KUR do të “mblidhesh”, PSE do “të mblidhesh”. Disa njerëz thjesht vendosin shumë lehtë, disa të tjerë nuk vendosin derisa të ndjejnë “fluturat në stomak”, asgjë më pak!



Ju sugjerojmë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën
Sport

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

16 Qershor, 2026 3:58 pm
Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta
Bota

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta

16 Qershor, 2026 3:55 pm
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Rajoni

Kurti fajëson sërish opozitën: Të heqë dorë nga sjellja refuzuese për presidentin

16 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Mesazhet e fundit të shoferëve para se të pësojnë aksident, shumica shkruajnë këtë…

Mesazhet e fundit të shoferëve para se të pësojnë aksident, shumica shkruajnë këtë...

Elivar Golemi rrezikon 3 vite burg për vjedhjen e Thesarit të BSH-së

Elivar Golemi rrezikon 3 vite burg për vjedhjen e Thesarit të BSH-së

A e dini pse nuk mund të qeshni në fotot për pasaportë?

A e dini pse nuk mund të qeshni në fotot për pasaportë?
















TE FUNDIT

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
16 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytet. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë...

Lexo më shumë

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
16 Qershor, 2026

Nga një qytet i Toskanës në Itali kalonin çdo vit deri në 100 milionë euro pa lënë pothuajse asnjë gjurmë bankare. Sipas...

Lexo më shumë

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
16 Qershor, 2026

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, nën dyshimin për sulme terroriste. Sipas informacioneve të deritanishme, të arrestuarit ishin të vendosur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}