Sport

Lojërat Olimpike Tokio 2021 do të mbahen me apo pa COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 07/09/20 |
Opi Nion

Lojërat Olimpike në Tokio do të nisin më 23 korrik 2021 “me apo Covid-19”.

Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv Toshuro Muto. Ai tha se lojërat Olimpike do të nisin vitin e ardhshëm dhe do të quhen “Lojërat që mundën Covid”. Ishte planifikuar që Lojërat Olimpike të nisnin në korrik të 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë.

Shefi ekzekutiv garanton se ato nuk do të luhen përtej 2021, dhe se me apo pa prezencën e COVID-19 do të mbahen me një audiencë të limituar në stadium olimpik, duke evituar mundësinë që të mbaheshin pa prezencë të spektatorëve.

11 mijë atletë 200 vende do të marrin pjesë në Tokio 2021, teksa nuk dihet si do të bëhet udhëtimi drejt Japonisë, pasi ishulli aziatik momentalisht i ka kufijtë mbyllur për vizitorët e huaj./ Opinion.al

Pas