Luiza Gega zbriti sot në pistë në Lojërat Olimpike Paris 2024, por nuk ia ka dalë të kualifikohet në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa.
Atletja shqiptare, e cila kishte eksperiencën e tretë në një kompeticion të këtij niveli, garoi në baterinë e dytë ku regjistroi kohën 9:41.27.
35-vjeçarja e mbylli garën në vendin e nëntë dhe nuk arriti të siguronte një nga 5 vendet e para, që do të sillnim kalimin e saj në finale.