TIRANË- Duke filluar nga data 2 e muajit tetor ambasada amerikane do të publikojë format-aplikimet për lotarinë amerikane DV 2017. Burimet zyrtare të Ambasadës Amerikane thanë se është ditën e premte do të hapen aplikimet. Gjithsesi pritet edhe konfirmimi zyrtar për të caktuar afatin konkret. Edhe këtë vit shtetasit shqiptarë do të kenë një muaj afat për të aplikuar. Fituesit zgjidhen automatikisht nga sistemi dhe shpallen në vitin 2016-t.