Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llomotitja shtazarake e Sadriut

2016/09/11 at 1:49 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Jam Skraparlli

Nga Edison Ypi

Llomotitja shtazarake e Sadriut i la të gjithë pa mënt. Të mëdhenj e të vegjël, kothere e pasunarë, të sëmurë e të shëndetshëm.
Kishim kujtuar se Shqipëria e sotme është vend i dukurive më të larta se llomotitja shtazarake e Sadriut, si Pasioni i Doktorit, metropolitanizmi i Ramës, shqiptarizmi i Abas Aliut, media e Fevziut, konspiracionizmi intrigues i Kastriot Myftarit, virtuoziteti grafologjik i Zhejit, recetat kulinare të Blerina Bombaj, manipulimet mediatike trashanike të mbeturinave të sigurimit të shtetit. Qënkëshim gabuar. Shqipëria e sotme nuk është e kurrkujt tjetër veçse e llomotitjes shtazarake të Sadriut, asaj llomotitje që Shqipërinë e tërheq me shpejtësi atje ku Shqipëria në kohën e kurvit ishte, drejt egërsisë primitive të mbylljes brenda humnerave të harrimit nga bota.
Llomotitja shtazarake e Sadriut, që me gjasa së shpejti do formalizohet si Shqipe standarde, e la me vite drite mbrapa oratorinë gjëmimtare të Doktorit, fjalën brilante të Ramës, harlisjet stilistike të Blushit, twistat e rafinuar komunikativë të Spiropalit, hazërxhuvapin e Andi Bejtes, si dhe në përgjithësi livadhisjet e shqiptarëve në lëndinat e blerta të lirisë së shprehjes.
Me shpatën e ndryshkur të inteligjencës primitive, fluturimet e hallakatura të imagjinatës shterpe, zigzaget e çartura të fantazisë së munguar, metaforat e helmatisura, krahasimet e hazdisura, përdorimin katastrofik të gjuhës së trupit, llomotitja shtazarake e Sadriut theu çdo rekord të çdo fjale dhe çdo retorike sado të ndjerë, sado fine, sado të latuar, sado genuine.
Na ishte dukur se llomotitja shtazarake e Sadriut ishte diçka e kaluar, e kapërxyer, e vjetër, e mykur, dhe si e tillë, e flakur. Jo mo jo. Llomotitja shtazarake e Sadriut i kapërxeu rekordet naimiane; është e gjallë e është në jetë, është në dritë të vërtetë.
Të qe Sadriu ndonjë shitëz tezgash, dhe llomotitjen shtazarake ta kishte shqiptuar në ndonjë pazar rraqesh brenda ndonjë barrake mes miqsh pijetarë pas shtatë dopjo, pesë pilafa, tre llokma mishi, s’do kishte asnjë problem. Por Sadriu nuk është shitës rraqesh. Sadriu është deputet dhe biznesmen me nam. Sadriu është aktor dhe faktor. Me llomotitjen shtazarake, Sadriu e bëri të qartë se qerrja e tij me rrota të thyera dhe kalë ngordhalaq, është ajo që, si qerreja e fundit më e ngadalta, mban peng karvanin.
O Sadri, o mbret i llomotitjes, o sulltan i imponimit, o Xhingis Khan i dhunës; Ja arrite qëllimit. Me llomotitjen tënde shtazarake na e kalle krrupën, na e fute frikën.
Cilës kohë i përket llomotitja shtazarake e Sadriut ?
Me çjerrje fyti dhe ulurima të shqiptarit kundër shqiptarit, a i përket llomotitja shtazarake e Sadriut, ta zemë, kohës së kurvit ?
Kurrsesi. Në kohën e kurvit, sadrinjtë partia i mësonte të mos bërtisnin por të flisnin urtë e butë. Për të bërtitur e rrahur, kurvi kishte sigurimin, policinë, ushtrinë.
Po të shtyhemi pak në kohë, a është llomotitja shtazarake e Sadriut mënyrë komunikimi e kohës së mbretërisë ?
Kurrën e kurrës. Deputetët e kohës së mbretërisë ishin diplomuar në Vjenë dhe Sorbonë, ishin doktoruar në Grac dhe Romë, vinin në kokë cilindër, visheshin me frak dhe papijon. Zgjebsi Sadri deri dje morracak, dhe llomotitja e tij shtazarake prej zengjini të ri, s’kanë asgjë të ngjajshme.
Ndoshta llomotitja shtazarake e Sadriut i ka rrënjët në kohën e pushtimit turk.
As te thoi i këmbës nuk i vjen llomotitja shtazarake e Sadriut elokuencës së rilindasve dhe rafinatecës së shqiptarëve të shumtë nëpunës perandorakë.
Koha e Skënderbeut, si kohë lufte dhe jo kohë llomotitjesh, nuk mund të ketë qënë gjithashtu kohë prej së cilës të jetë frymëzuar Sadriu për llomotitjen e tij shtazarake.
Llomotitja shtazarake e Sadriut ndoshta ka qënë tipike për kohën para pushtimit turk kur trualli arbnor ishte i gjithi kristian. Ç’më shkrive së qeshuri. Trualli arbnor paraturk ka qënë plot princër, princesha, kështjella, manastire, murgj, kisha, të gjitha të buta, të gjitha të ndritura për t’ja pasur zili bota, ndërsa llomotitja shtazarake e Sadriut është më e zezë se zifti i skëterrës.
A mund të ketë qënë antikiteti, si të thuash, gurra ku Sadriu piu, dhe me llomotitje shtazarake shpërtheu?
E pamundur. Në antikitet lulëzonte oratoria me rregulla, shkollat peripatike, akademitë, demokracia, shkencat, matematika, trigonometria, algjebra, astronomia, pra gjëra të larta, ndërsa llomotitja shtazarake e Sadriut është gjëja më e ulët që ekziston.
As kësaj as asaj kohe, shtazarake e Sadriut mbase i përket prehistorisë, epokës së bronxit ose hekurit. Llomotitja shtazarake e Sadriut është një spirrë e neveritshme pa asnjë lidhje me ngurtësinë e lavdërueshme të metaleve.
Llomotitja shtazarake e Sadriut është edhe më primitive, edhe më e vjetër, edhe më e egër.
Mjerë ne që duke pritur të qeverisemi nga të shkolluar në Kembrixh dhe në Harvard, këshillat na i jep, orientimin na e sugjeron, ligjin na e bën, llomotitja shtazarake e Sadriut, ky tmerr e ky turp i pashembullt që Sadriu na e sjell nga errësira e errësirës, koha e shpellës, gurit, drurit, litarit, hurit.




Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Vdes gruaja e fotos ikonë në ‘Times Square’

Vdes gruaja e fotos ikonë në 'Times Square'

Dibër/ PS: Qytetarët të dalin në votime, PD të ndalë revanshin

Dibër/ PS: Qytetarët të dalin në votime, PD të ndalë revanshin

Aksident në Lezhë-Shkodër, përfshihen tre makina

Aksident në Lezhë-Shkodër, përfshihen tre makina
















TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com