Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje pasditen e sotme në Llogara. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në makinë.
Mësohet se drejtuesi i makinës është shtetasi K.D, banues në Prishtinë. Fatmirësisht raportohet se ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.