Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj: Në kohën e PD vendin e qeveriste lazaratopatia

2020/07/18 at 7:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarë të implikuar me kultivimin e kanabisit, Lleshaj bën paralajmërimin

Akuzat e Partisë Demokratike dhe publikimi i disa fotove ku duken parcela me kanabis kanë ngjallur reagimin e Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.


Policia në reagimin e saj sqaronte se fotot e publikuara i përkisnin situatave të shkuara dhe se ato parcela tashmë janë shkatërruar. Ministri Lleshaj nga ana tjetër përdori një gjuhë më të ashpër.

Sipas tij PD nuk ka të drejtë morale të flasë për kanabisin dhe akuzon partinë më të madhe të opozitës për dezinformim. Lleshaj shton më tej se denoncimi i sotëm i PD mund të jetë bërë pasi mund t’i jenë prishur interesat ndonjë kultivuesi kanabisi që sipas tij ka lidhje me PD.

Reagimi i Sandër Lleshajt

Kur Partia Demokratike flet për kanabisin, përkufizimi i hipokrizisë bëhet vetë PD. Themeluesit krenarë dhe shfrytëzuesit e paskrupullt të kryeqytetit europian të kanabisit, Lazaratit, e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin ndaj kujtdo në këtë vend për këtë temë, por jo vetëm për këtë. Dy fotot e publikuara sot nga PD janë jo vetëm një fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetër shembull i radhës së PD nuk i intereson e verteta, po dizinformimi i publikut! Policia e Shtetit ka shkatërruar prej ditësh jo vetëm dy parcelat në fotot e lodhura të PD, që mesa duket i kanë dhembur ndonjë kultivuesi a lidhjeje biznesore të vetë PD, por edhe dhjetëra parcela të tilla në të gjithë vendin. Lufta frontale kundër kanabisit e ka shkatërruar në themel të gjithë ngrehinën kriminale të ngritur në vend, që nga kryeqendra në Lazarat, e deri në kthinat më të thepisura të maleve të Shqipërisë. Sigurisht që ende ka e do ketë kokëshkretë që përpiqen të vijojnë veprimtarinë kriminale. Por shanset e suksesit për ta tanimë janë shumë afër zeros. Angazhimi frontal i PSH dhe institucioneve të tjera shtetërore e kanë bërë kanabisin në Shqipëri një alternativë pa të ardhme. Në vitin 2019 në bregdetin italian u sekuestrua sasia më e ulët historike e kanabisit. Të gjithë treguesit e nivelit të sigurisë në vend dhe ata të rezultateve në luftën kundër krimit, përfshirë kanabisin, janë në nivelet më të mira historike. Asgjë nuk mund të krahasohet me kohën kur vendin e qeveriste lazaratopatia! Krahasimi i këtyre treguesve me kohën e qeverisjes së PD prodhon diferenca aq të mëdha, sa që vetë krahasimi i ngjan një abuzimi. Në fushën e sigurisë, mund të jesh më mirë nga koha edhe sikur të mos bësh asgjë. Ndaj ne as nuk krahasohemi me trashgiminë e PD dhe as nuk shpërqendrohemi nga tymnajat e saj dezinformuese. Lufta për çrrënjosjen përfundimtare të kanabisit vazhdon me intensitet maksimal dhe qytetarët ftohen të kontribuojnë me informacion, pasi kështu secili ndihmon për një Shqipëri më të sigurt. Ndërkohë, PSH mund ta ndihmojë PD me ndonjë foto tjetër nga operacionet e saj kundër kanabisit, nëse kjo gjë ka vërtet ndonjë vlerë terapike për të./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
Bota

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

14 Qershor, 2025 7:02 pm
Para
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

PD i përgjigjet Lleshajt: Trego emrat ose kërko ndjesë publike për lehjen

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta i drejtohet me letër Ruçit dhe Ramës

Presidenti Meta dekreton 4 ligje: Krijojnë lehtësira për qytetarët

Pas intervistimit në Hagë, Thaçi: Ky proces do të vulosë historinë e UÇK

Pas intervistimit në Hagë, Thaçi: Ky proces do të vulosë historinë e UÇK
















TE FUNDIT

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
14 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të...

Lexo më shumë

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
14 Qershor, 2025

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz...

Lexo më shumë

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
14 Qershor, 2025

Mehdi Taremi nuk është vetëm një nga sulmuesit më të njohur iranianë në arenën ndërkombëtare, por edhe një zë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com