Një sukses të punës së policisë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e shikon tek një referomë që ai përmend prej kohësh.
Në emisionin Opinion ai tha se po punohet për ndryshimin e legjislacionit që do t’i japë më shumë mundësi policisë të godasë krimin. Sipas ministrit Lleshaj me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.
“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca ë fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete”, tha ministri Lleshaj.
Do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha më tej ministri Lleshaj./ Opinion.al