Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita proteston sërish përpara Parlamentit

2019/03/05 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita proteston sërish përpara Parlamentit

Lulzim Basha: Koha e korrupsionit, perversitetit, mashtrimit, goja e Edi Ramës shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari. Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit, pasi vodhi votat, vodhi paratë dhe u përpoq t’i vidhte shpresën njerëzve, ka mbaruar nga ky shesh ku jepet verdikti i popullit sovran. Rama ik! Sovrani e ka marrë vendimin. Prej javësh ajo godinë nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantinë e kolerës së krimit. Ne ikëm të painfektuar nga joshja me karriget e pushtetit. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre.


Zëri juaj ka pyetur me kohë, kur do t’i digjni mandatet, zëri juaj u dëgjua. Unë kam privilegjin që në emër të popullit sovran të shpreh mirënjohjen time ndaj qindra zonjave dhe zotërinjve që djegin sot mandatet e tyre për popullin sovran. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave. Më 16 mars populli sovran, edhe më shumë, edhe më fort, edhe më i vendosur se kurrë më parë, do të marrë në dorë fatin e tij. Është rrethuar me tela me gjemba, shpallja e një regjimi ushtarak është shenjë e këputjes së sistemit kriminal të Edi Ramës. Sa për Edi Ramën, edhe sot si çdo herë tjetër ia ka mbathur, të shpërndajë gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij në ekranin e Italisë fqinje. Të paktën kështu thotë, se burime mike thonë ka shkuar të negociojë azilin politik, pak rëndësi ka, fatin e tij e ka vulosur populli

Monika Kryemadhi: Shërbëtorët e trafikut të drogës sot më shumë se kurrë kanë frikë. Ata mendojnë që ne do të lodhemi. Sot asnjë nga ne nuk përfaqëson parti politike. Sot dua t’ju them diçka. Rama ka dështuar. Rama dështoi me politikat e tij, dështoi me vendet e reja të punës. Rama dështoi me taksat e larta, Rama dështoi me policinë. Të helmosh motrat dhe vëllezërit e tua ka dy arsye. Një ose je kriminel dhe vrasës, dhe tjetra ose je i çmendur dhe ke hakmarrje për të tjerët. Nuk mund të lejojmë Edi Ramën që të varfërojë shqiptarët dhe t’i detyrojë ata të largohen nga Shqipëria. Ka më shumë se 3 muaj që banorët e Unazës së Re kanë denoncuar një falsifikim, kanë denoncuar një vjedhje si ajo që ka bërë “DH Albania” e cila vodhi 18 milionë Euro. Kam dëshirë të dëgjoj Prokurorinë Shqiptare ku është me falsifikuesin e firmës. Çfarë po bën prokuroria me Damian Gjiknurin, çfarë po bën prokuroria me Arben Ahmetajn që bilbilos sot në Parlament si nuse e bukur me paratë që ka vjedhur. Ne do të jemi çdo seancë parlamentare këtu, do të shkojmë ku të shkojnë këta. As plumbat nuk kanë për t’i ndaluar qytetarët, ashtu siç nuk i ndaluan në ’90, ashtu siç nuk i ndaluan në ’97, as tani nuk do t’i ndalojnë sepse e drejta është me ne.

 

Fatmir Mediu: Falënderoj të gjithë ata të rinj dhe të reja që nuk pranuan mandatin. Mandatet nuk janë të PD-së, por të shqiptarëve. Sot kemi vendosur interesin e Shqipërisë, lirinë na i ka marrë peng Edi Rama me kriminelët. Qëllimi ynë është ta bëjmë Shqipërinë Europiane.  Europa është bërë një ëndërr që po largohet gjithnjë e më shumë për shqiptarët. Kjo qeveri ka ndërtuar një mur të fëlliqur me shqiptarët. Kjo qeveri jo vetëm ka shitur interesat tuaja por dhe interesat kombëtare.  

Kiri Hajdari: Amaneti i Azem Hajdarit qëndron tek ju dhe gjithë demokratët shqiptarë.

Opozita e bashkuar protestoi përpara Parlamentit në të njëjtën kohë që zhvillohet seanca plenare. Në Pedonalen para Parlamentit dhe në rrugët lidhëse ishin vendosur forca të shumta policore. Pedonalja është e mbyllur dhe nuk lejohet kalimi i personave të tjerë. Një kordon policor ka bllokuar kalimin në këtë rrugicë që lidhet me Parlamentin. Efektivë të shumtë, rreth 1 mijë të tillë, kanë marrë masa për të mos lejuar protestuesit që të afrohen në sheshin përpara Parlamentit.

Etiketa: lulzim bashaprotesta


Ju sugjerojmë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Para
Dua Lipa i dedikon të atit fjalët më të ndjera: Je drita jonë!

Dua Lipa i dedikon të atit fjalët më të ndjera: Je drita jonë!

52-vjeçarja Halle Berry tregon tatuazhin e veçantë

52-vjeçarja Halle Berry tregon tatuazhin e veçantë

Shuhet ish-ministri i Jashtëm gjerman

Shuhet ish-ministri i Jashtëm gjerman
















TE FUNDIT

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}