Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista e emrave/ Ish-komandot që u kthyen në vrasës, xhihadistë e grabitës

2017/02/16 at 6:53 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Paga e ulët në ushtri, dezertime në masë dhe gjyqe të hapura për shkelje kontrate

Batalioni Komando i Forcave të Armatosura është reparti elitë i ushtrisë shqiptare, efektivët e së cilit janë trajnuar dhe stërvitur ndër vite me metodat më speciale luftarake të asgjesimit të “armikut”.


Ky batalion ka patur në përbërje të tij ushtarakët më të zotë, që kanë nderuar ndër vite Shqipërinë gjatë pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s në vendet e përfshira në konflikt të armatosur ku rreziku për jetën ka qenë maksimal, si në Irak apo Afganistan.

Të stërvitur vetëm “për të vrarë”, efektivët “Komando” nuk janë të trajnuar për të bërë ndonjë “gjë” tjetër në jetë: veç neutralizimin dhe asgjesimit me gjaktftohtësi po qe nevoja.

Ndaj dhe shumë efektivë pas mbarimit të misioneve, të braktisur ndër vite nga shteti, të hedhur në rrugë, pa asnjë mundësi punësimi alternativ dhe të pa asistuar kurrë nga ana psikologjike, me kalimin e kohës nga “paqeruajtës” janë shndërruar në rrezik potencial për sigurinë: vrasës me pagesë, grabitës të rrezikshëm, trafikantë droge e deri në xhihadistë.

“BalkanWeb” raporton sot rastet e të gjithë ish-komandove të shndërruar në kriminelë të frikshëm, duke filluar nga viti 2011 e derimë tani, grabitjen në 9 shkurt 2017 të 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar nga një bandë profesioniste që në përbërje kishte pikërisht dy ish-ushtarë elitë të Batalionit special të FA-ve.

Janë renditur në mënyrë kronoligjike të gjitha rastet e përfshirjes së ish-trupave komando në krime shumë të rënda, ç’ka mund të shërbejë edhe si një formë ndërgjegjësimi në mënyrë që institucionet dhe ministria e Mbrojtjes në veçanti, të kthejë në të ardhmen sytë me programe rehabilitimi e politika socialesh nga kjo kategori, që e braktisur nga shtetit është potencialisht e prirur për krime të frikshme.

Komando

17 Shtator 2011/ Grabit 176 unaza prej ari, pranga komandos
Kujtim Çeliku, 33-vjeç, një oficer i ushtrisë në repartin e forcave speciale “Komando” arrestohet me akuzën e grabitjes. Oficeri që kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan, përfundoi në pranga, pasi kërkohej prej disa muajsh me akuzën e grabitjes ndaj një biznesmeni në Durrës.
6 Qershor 2013/ Komandoja dënohet me 12 vjet burg, vrau të “dashurin” e nënës
Gjykata e Tiranës, dënon me 12 vjet burg oficerin e forcave komando, Aldo Morina për akuzën e vrasjes së taksistit Mehmet Beqiri.

21 Mars 2014/ Katër komando të Zall Herrit i bashkohen ISIS, dy vriten
Hetimet e prokurorisë për shqiptarët që shkonin të luftonin në Siri, zbulojnë të dhënë tronditëse. Sipas organit të akuzës, pjesë e ISIS ishin bërë edhe katër ish-komando shqiptare, dy prej të cilëve kanë gjetur edhe vdekjen. Ish-komandot që kanë shkuar në Siri janë: Diamant Rasha (Emri fetar Ebu Amar– vrarë në Siri në dhjetor 2013, ish-komando në Zall-Herr) Erjon Alinj (Vrarë në Siri, ish-komando në Zall- Herr) Artur Balla (Emri Fetar Omer, kthyer nga Siria më 5 shkurt 2014, ish-komando në Zall-Herr) Leonard Përlika (I kthyer nga Siria, ish-komando në Zall- Herr)

15 Korrik 2014/ Prodhonin mina me telekomandë, arrestohen 3 komando
Nga policia e Durrësit arrestohen tre komando për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, respektivisht Fran Kola, Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj, të cilët montonin e tregëtonin mina me telekomandë.

17 Shtator 2014/ Dënohet me 35 vjet burg për vrasje ish-komandoja
Gjykata e Tiranës dënon me 35 vjet burg ish-oficerin e Forcave të Armatosura Ndriçim Ballën, për akuzën e vrasjes me dashje të Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

15 Qershor 2016/ Arrestohet për trafik droge një komando
Në sajë të operacionit të koduar “Fast” policia arreston Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës, komando i Forcave Detare si dhe Arjan Tabakut, 49 vjeç, banues në Krujë.

8 Nëntor 2016/ Arrestohet ish-komandoja, do kryente akt terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael
Parandalohet akti terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, arrestohet komandoja që prodhoi bombën me telekomandë. Katër ditë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael një operacion ndërkombëtar i shtrirë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, finalizohet me arrestimin e 18 personave të dyshuar për lidhje me ISIS. Në bazë të informacioneve të shërbimeve sekrete partnere, veçanërisht CIA-s dhe MOSSAD-it u bë e ditur se këta persona do kryenin një akt terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit të Izraelit.

Një nga të arrestuarit, i cilësuar nga Prokuroria, si personi kyç në grupin e xhihadistësve ishte edhe Medat Hasani, ish-komando e Ushtrisë shqiptare, i cili ka qenë pjesë e brigadave terroriste të ISIS, që drejtohen nga dy kosovarët Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi.

9 Shkurt 2017/ Grabiten 3.2 milionë USD në Qafë-Kashar, arrestohen dy ish-komando
Në kuadër të operacionit “Patriot”, policia arreston 4 nga 8 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së në afërsi të Rinasit. Mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-komandot, Ditjon Memlika dhe Naim Avdulaj. Avdulaj është larguar nga ushtria në 2011 pas një mase disiplinore për shkak të mungesave në punë, ndërsa Memlikaj është larguar është larguar për mbarim qëndrimi në gradë.

 

Etiketa: grabiteskomandotlistashnderrohenvrasesxhihadiste


Ju sugjerojmë

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Para
Foto-lajm/ Modelet shqiptare prekin “ëndrrën amerikane”, marrin pjesë në Javën e Modës

Foto-lajm/ Modelet shqiptare prekin “ëndrrën amerikane”, marrin pjesë në Javën e Modës

Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Dosja hetimore e Prokurorisë/ Zbulohen informatorët e grabitjes në Rinas

Mbretëresha e Anglisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Mbretëresha e Anglisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
















TE FUNDIT

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
31 Dhjetor, 2025

Ushtria e Zvicrës po planifikon zgjerim të madh të shpenzimeve të saj për kërkim dhe bashkëpunim më të ngushtë me...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
31 Dhjetor, 2025

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Dhjetor, 2025

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur...

Lexo më shumë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com