Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja hetimore e Prokurorisë/ Zbulohen informatorët e grabitjes në Rinas

2017/02/16 at 6:58 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Prokuroria ka shpërndarë dosjen hetimore për grabitjen në Rinas. Referuar asaj, aty jepen detaje nga hetimet që mbajtën në burg grupin e grabitësve.


Sipas kësaj dosjeje, Memlika dhe Xhyliu kanë qenë informatorët, në bazë të të cilëve u zbulua edhe grupi.

DOSJA

Në bazë të një hetimi të nisur në Dhjetor 2015, janë krijuar dyshime të arsyeshme se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa kanë lidhje me vjedhjen me armë të një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit, të cilat po transportoheshin nëpërmjet automjeteve të një kompanie private sigurimi për në aeroportin e Rinasit. Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 03.12.2015.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se:

Pas disa muajsh hetimesh, në vjeshtën e vitit 2016, një informacion i përftuar në rrugë operative tregonte se shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e parave që u vodhën në Dhjetor 2015, kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, për të cilat nuk kishte mundësi reale për t’i krijuar nga burime të ligjshme. Këto para ishin shpenzuar kryesisht për blerje makine, rregullim shtëpie, blerje dyqani, etj.

Prokuroria e Tiranës kreu verifikimet e nevojshme për të vërtetuar të dhënat e ofruara në informacion operativ.

Në Shkurt 2016, Prokuroria e Tiranës krijoi dyshime të arsyeshme se, shpenzimet e të dyshuarit Fatjon Xhyliu ishin përtej mundësive të tij reale. Gjithashtu, ndërkohë ishin siguruar edhe të dhëna të tjera, të cilat mendohej se e lidhnin atë me vjedhjen e Dhjetorit 2015. Për këtë arsye, në dt. 12.02.2017, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e tij, si person nën hetim për veprat penale të “Vjedhjes me armë” për ngjarjen e vitit 2015.

Pas ndalimit të tij, në bazë të hetimeve të kryera, janë identifikuar edhe disa persona të tjerë, të cilët mund të jenë përfshirë në vjedhjen me armë të vitit 2015. Nga verifikimet e deritanishme, janë përftuar të dhëna, të cilat përfshijnë edhe shtetasit Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa.

Në bazë të deklarimeve paraprake të personave nën hetim, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet e arsyeshme mbi skemën e vjedhjes së parave në Dhjetor 2015, por që ka të dhëna se e njëjta është përdorur edhe për ngjarjen e ndodhur në Shkurt 2017, ku, në po të njëjtën mënyrë, u vodhën një tjetër sasi parash, e cila po transportohej për në Rinas nga një kompani private sigurimi fizik.

Sipas deklarimeve dhe të dhënave deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se:

Shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë “Rogat 1”, ka qenë në punë pranë kësaj kompanie, në kohën e vjedhjes me armë në Dhjetor 2015. Por ai nuk ka qenë në shoqërimin e vlerave monetare. Ky person, nëpërmjet kolegut të tij në atë kohë, Ditjon Memlika, është njohur me shtetasin Neim Avdulaj. Gjithnjë sipas deklarimeve paraprake, ky i fundit u ka kërkuar që të bashkëpunonin në vjedhjen e vlerave monetare që tranportoheshin nga kompania “Rogat 1”. Xhyliu dhe Memlika kanë pranuar ofertën e tij, për të cilën do të paguheshin.

Këta dy persona kishin si detyrë që të njoftonin mbi lëvizjen e automjeteve që tranportonin paratë. Në bazë të këtij informacioni, disa persona të tjerë, me ndërmjetësinë e Neim Avdulaj, do të realizonin goditjen. Për të realizuar komunikimin, Xhyliu dhe Memlika ishin pajisur me telefona nga Avdulaj.

Në datë 03.12.2015, dy punonjësit e “Rogat 1” në atë kohë, Xhyliu dhe Memlika, kanë njoftuar me sms Avdulajn për lëvizjen e mjete me vlera monetare. Avdulaj, nga ana e tij, dyshohet se ka njoftuar shtetasin A.Ç. Pas këtyre komunikimeve me sms, disa persona të tjerë, kanë realizuar vjedhjen me armë të parave që gjendeshin në mjetet e kompanisë “Rogat 1”, në zonën e Kasharit, rrugës për në Rinas. Pas realizimit të vjedhjes, sipas deklarimeve, Xhyliu dhe Memlika kanë marrë nga rreth 100 mijë euro secili për dhënien e informacionit

Gjithashtu, po nga deklarimet paraprake dhe të dhënat të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se këta persona janë të përfshirë edhe në vjedhjen me armë të parave që po transportoheshin nga mjetet e kompanisë “Jaguar”, mesditën e datës 09.02.2017.

Në bazë të deklarimeve paraprake, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e shtetasve Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika dhe Neim Avudaj.

Po në bazë të deklarimeve paraprake, në këtë veprimtari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe shtetasi Ernest Kupa, i cili gjithashtu u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Për këtë shtetas dyshohet se ka kryer veprime aktive në vjedhjen me armë në të dy rastet.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet dhe një pjesë e konsiduereshme e të dhënave nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit, pasi konsiderohen sekret hetimor.

 

Etiketa: dosjainformatoretprokuroria


Ju sugjerojmë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Para
Mbretëresha e Anglisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Mbretëresha e Anglisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Dekriminalizimi, Basha: Më në fund ligji dha efekt. Rroshi simboli i krimit

Basha: Të shtunën, bashkimi më i madh i shqiptarëve

Video/ Ndahen çmimet e muzikës britanike: Dua Lipa artistja e re më e mirë!

Video/ Ndahen çmimet e muzikës britanike: Dua Lipa artistja e re më e mirë!
















TE FUNDIT

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
27 Qershor, 2026

Me 3 vende organizatore, 16 qytete dhe 48 skuadra që luajnë 104 ndeshje, ky i këtij viti është Botërori më...

Lexo më shumë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}