Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se aksioni do të vijojë për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet.
“Çlirimi i hapësirave publike në Shkodër vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.