Pas vendimit të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxhaj për të liruar nga burgu Endrit Dokle, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Gjonaj është shprehur se kemi kërkuar nga KLGJ pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares dhe marrjen e masave për shkarkimin e gjyqtares. Ministrja tha gjithashtu se gjyqtaren Enkelejda Hoxha e ka çauar në ndjekje penale.
Po ashtu, ajo u shpreh se Drejtoria e shërbimit të provës Krujë ka vepruar në shkelje me ligjin dhe se për këtë arsye, ka pezulluar nga detyra drejtorin e shërbimit të provës si dhe ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori.
“Nga ministria është kryer me hollësi verifikimi administrativ i dokumentacionit, vendimit dhe fakteve për të zbardhur shkeljet, nga analiza e detajuar dhe referuar rasteve të tjera që kanë pasur ngjashmëri rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim me parashikimet ligjore të kodit penal për lirimin me kusht. Edhe pse ministria e Drejtësisë s’ka kompetenca te drejtpërdrejta ligjore mbi sistemin e drejtësië, ndiej detyrimin kushtetues e qytetar të sjell në vëmendje të institucioneve të drejtësisë nevojën për të marrë me urgjence hapat, pasi këta gjyqtare me vendimmarrjet e tyre po cënojnë hapur rendin kushtetues e juridik, besimin e qytetarëve të drejtësia. Kemi kërkuar nga KLGJ pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares dhe marrjen e masave për shkarkimin e gjyqtares. I kam kërkuar prokurorisë ndjekje penale ndaj gjyqtares. I jam drejtuar KPK dhe ONM për ndjekjen me prioritet të përshpejtuar për vlerësimin e figurës. Drejtoria e shërbimit të provës Kruje ka sugjeruar dënimin alternativ ka vepruar në shkelje me ligjin. Kam pezulluar nga detyra drejtorin e shërbimit të provës ne Kruje dhe është depozituar kallëzim penal ndaj tij në prokurorine e Krujës”-tha Gjonaj./ Opinion.al